Në Mitropolinë e Elbasanit
Liturgjia Hyjnore e së kremtes së shndritshme të Fjetjes së Hyjlindëses,
në Elbasan, u krye nga Mitropoliti, Hirësia e Tij Andoni, në kishën e shën
Nikollës.
Mjaft bukur u kremtua në të gjitha zonat e Mitropolisë, si në fshatin
Grabovë të Gramshit, ku Liturgjia u krye nga atë Mihallaq Prifti, në prani
të besimtarëve të zonës, si dhe disa grupe familjarësh të ardhur nga
Korça, Elbasani e Gramshi.