Në Mitropolinë e Beratit
Kryepiskopi Anastas, në datën
14 gusht, ishte në vigjilje të së
kremtes në zonën e Mitropolisë
së Beratit. Bashkë me Mitropolitin
Ignat, ai vizitoi qytetin e Vlorës, ku
u pritën nga Kryetari i Bashkisë,
z. Dritan Leli dhe Prefekti, z. Fla-
mur Mamaj. Ndër të tjera, u trajtua
edhe problemi i mbetur pezull prej
vitesh, i ngritjes së një kishe kate-
drale në këtë qytet të lashtë dhe
me tradita.
Për Shërbesën e Mbrëmësores,
Kryepiskopi Anastas shkoi në
manastrin “Fjetja e Hyjlindëses”,
në Zvërnec. Ky manastir është re-
stauruar thellësisht, me një fond
mjaft të konsiderueshëm të sigu-
ruar nga Fortlumturia e Tij.
Kryepiskopi, i shoqëruar nga
Hirësi Ignati, u prit në manastir
nga Kryetari i Bashkisë, z. Dritan
Leli, deputeti i Vlorës z. Edi Leka,
konsujt e Greqisë dhe Italisë dhe
Kryetarja e komunës. Për nder të
Kryepiskopit, Kryetari i Bashkisë
kishte përgatitur një koncert me
muzikë klasike, i cili u dha në urën
që lidh ishullin e Zvërnecit me
fshatin. Kryebashkiaku Leli vlerë-
soi figurën e Kryepiskopit Anastas
si një bari që ka krijuar fidani-
shte dashurie dhe besimi kudo në
Shqipëri për besimtarët orthodho-
ksë.
Kryepiskopi Anastas kreu
Mbrëmësoren e madhe të së krem-
tes në kishën e Fjetjes së Shën Ma-
risë në Zvërnec, ku morën pjesë
qindra besimtarë. Në fund, Fort-
lumturia e Tij foli për të kremten,
duke e quajtur si një Pashkë verore
për krishterimin.
E veçantë në Mitropolinë e
Beratit ishte edhe mundësia që u
krijua në datën 15 gusht për të
shërbyer në kishën e Hyjlindëses
në kala, e cila është kthyer prej vi-
tesh në muzeun “Onufri” dhe nuk i
është kthyer ende Kishës sonë,
shërbesë që u drejtua nga Mitro-
politi Ignat.