Në Kryepiskopatën e Tiranës
Besimtarë të shumtë nga Durrësi, Tirana, Kavaja, por edhe nga zona
të tjera të vendit, u mblodhën për të nderuar të kremten e Fjetjes së
Hyjlindëses në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, në Durrës. Siç është
traditë, festimi filloi me shërbesat që kryhen që në mbrëmjen e 14 gush-
tit, kur në manastir u mblodhën për të kaluar natën me lutje qindra be-
simtarë, por edhe shumë njerëz të besimeve të tjera, të cilët e nderojnë
në mënyrë të veçantë këtë vend mrekullibërës. Në datë 15 gusht, Litur-
gjia Hyjnore u krye nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjinë Hyjnore,
në prani të qindra besimtarëve, e kreu Mitropoliti i Amantias, Hirësi
Nathanaili.