EmailFacebookKontakt

Në Kongresin e 10-të Hierapostolik të San Antonios të Teksasit

Në Kongresin e 10-të Hierapostolik të San Antonios të Teksasit
(1989), komuniteti botëror dëgjoi për herë të parë për vuajtjet e të
krishterëve në Shqipëri. Kryepiskopi Anastas ishte atëherë President
i Komisionit të Hierapostullimit dhe Ungjillëzimit Mbarëbotëror. Në
fjalën e tij të hapjes së këtij kongresi, që është përkthyer dhe botuar
në gjuhë të ndryshme të botës, si anglisht, frëngjisht, gjermanisht,
rusisht, italisht, spanjisht, serbisht, rumanisht, armenisht etj., përpara
një auditori të gjerë, ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha
anët e dheut, ai tha konkretisht: “Por, nëse një tundim për ne kur
lutemi “U bëftë vullneti yt” është që të mos e shohim këtë për-
gjegjësi universale tonën, ana tjetër e tundimit është kur me-
rremi vetëm me çështje universale dhe tregohemi indiferentë
për realitetin konkret; pra, kur jemi të ndjeshëm për disa situata
dhe indiferentë për të tjerat. (Për shembull, flasim për padrejtësi
në zona të ndryshme, që janë bërë të njohura dhe jemi indiferentë
për padrejtësi të kryera në Evropë, më konkretisht si në Shqipë-
ri, ku 400 000 të krishterë jetojnë të shtypur, të privuar me ku-
shtetutë nga e drejta për të shprehur besimin e tyre, madje edhe
nga e drejta elementare për të pasur edhe një kishë.)”.
Më 11 mars 2018, Liturgjia Hyjnore e së Dielës së Faljes së
Kryqit në Arusha ishte veçanërisht prekëse, kur himnet dhe lav-
dërimet për Perëndinë u dëgjuan në 6 gjuhë të ndryshme dhe kur
episkopi lokal i Arushës dhe i Tanzanisë Qendrore, hirësi Agatho-
nikos, e shumë klerikë të tjerë, kujtuan me mirënjohje Kryepiskopin
Anastas, i cili në vitin 1964, si prift në Tanzaninë Perëndimore dhe
më vonë si Mëkëmbës i Mitropolisë së hirshme të Irinupolit në
Afrikën Lindore (Kenia – Uganda – Tanzani), hirotonisi priftërinjtë
e parë nga Tanzania dhe krijoi kushtet paraprake të domosdoshme
për dëshminë orthodhokse në këtë zonë të pamasë të Afrikës.

3