Njeriu e kupton fuqinë dhe
potencialin e tij kur ofron dhe
ofrohet për të tjerët. Ofrimi i asaj
që kemi dhe i asaj që jemi ishte
gëzimi më i madh që morëm këtë
Krishtlindje. Përgatitja për të
kremten na frymëzoi të ofrojmë
dashuri dhe përkujdesje për nje-
rëzit në nevojë.
Nga grupi i të rinjve të Tiranës
u përgatitën 300 kartolina për
personat që janë në burg dhe u
blenë 180 dhurata simbolike me
të ardhurat e përfituara nga shitja
e punimeve artizanale që u për-
gatitën gjatë kësaj periudhe. Ka-
tër grupe të rinjsh zhvilluan vizita
baritore, kolendra dhe përcollën
mesazhin e Ardhjes së Shpëtimtarit
te gratë në burg, te burrat në para-
burgim dhe te dy azilet shtetërore
në Tiranë.
Ndihma të mbledhura nga të rinjtë orthodhoksë
për njerëz në nevojë
Gjithashtu, u realizua me su-
kses nisma e të rinjve mbi 25 vjeç:
“Krishti lindi në Grazhd”. Qëllimi i
saj ishte të zbulojmë grazhdin e
varfër, të munduar, të uritur e të
ftohte të Krishtit dhe të kujdesemi
sadopak ta mbushim me dashuri
dhe ngrohtësi. Të rinjtë siguruan
së bashku pará, ushqime, veshje
e ilaçe për familje në nevojë.
Disa familjeve me të sëmurë iu
ofrua edhe një shumë modeste
monetare nga fondi i mbledhur. Te
rinjtë trokitën në çdo familje dhe
së bashku me ofrimet kënduan
kolendrat dhe çuan në to atmosfe-
rën e gëzueshme të festës, fjalë te
ngrohta dhe inkurajuese, si dhe
lutje.
Jemi të sigurt se nisma të tjera
të ngjashme të të rinjve orthodho-
ksë do të vazhdojnë edhe më tej.
Përveç këtyre, Rinia Ortho-
dhokse “Bij të Dritës”, Tiranë,
ndërmori nismën “Dashuria ve-
pron”, e cila konsistoi në grumbu-
llimin e të ardhurave dhe ushqi-
meve për mensat e familjet në
nevojë. Kjo nismë siguroi pako
për 20 fëmijë jetimë dhe ushqime
për mensën e të varfërve në Tiranë
dhe mensën “Shën Nektari” në
Gramsh.