EmailFacebookKontakt

Ndihma për të përmbyturit

Ndihma për të përmbyturit
Pas përmbytjeve, në ditët e para të dhjetorit, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, me iniciativën dhe mbështetjen e Kryepiskopit
Anastas, u bëri thirrje gjithë besimtarëve të saj në gjithë vendin për të
mbledhur ndihma për familjet e përmbytura në rrethin e Fierit. Me këto
ndihma u ble bazë ushqimore për bagëtitë. U siguruan 300 dengje
jonxhë, 100 dengje kashtë misri, 40 kv misër dhe 40 kv hime, të cilat
u ndanë te banorët e fshatit Darzezë. Nisma u krye në bashkëpunim
me Bashkinë, Fier dhe njësisë administrative, Dërmënas. I pranishëm
në ndarjen e këtyre ndihmave ishte dhe Mitropoliti i Apollonisë dhe
Fierit, Imzot Nikolla.

3