Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në
fillim të dhjetorit, në prag të festave të fundvitit,
Rinia Orthodhokse e Tiranës mori për të tretin
vit radhazi nismën për përgatitjen e 50 pakove
ushqimore për familje shumë të varfra në krye-
qytet.
Ky objektiv jo vetëm që u realizua, por u
arrit që në prag të Krishtlindjes dhe festave të
fundvitit të përgatiteshin 100 pako të tilla.
Ndihma për familjet në nevojë
Me ushqimet dhe paratë e ofruara nga pje-
sëtarë të komuniteti orthodhoks, si dhe miq te
ndryshëm, brenda e jashtë vendit, u bë i mundur
kompletimi me sukses i shportave ushqimore,
të cilat u ndanë përpara festës së Krishtlindjes.
Përfituesit e këtyre pakove ishin 100 familje
me afro 400 anëtarë.
Në një atmosfere festive, pasditen e datës
22 dhjetor, në mjediset e sallës së rinisë, pranë
Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u bë shpër-
ndarja e tyre. Grupi i rinisë orthodhokse këndoi
Kolendrat dhe më pas u bë edhe shpërndarja
e pakove ushqimore. Për disa familje që nuk
mund të vinin, të rinjtë ua çuan në banesat e
tyre.
Te pranishëm ishin Episkop Asti, dhe
personat përgjegjës për organizimin e këtyre
lloj veprimtarive me karakter social.
Jani Meni