Që prej kohës së luftës së vitit
1999, kur vendi ynë priti valët e
refugjatëve kosovarë, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë, në bashkëpunim me
donatorë dhe organizma fetarë
ndërkombëtarë (sidomos me pro-
gramin ACT, të Këshillit Botëror
të Kishave) organizoi një program
të gjerë ndihme, prej më shumë se
12 milionë dollarësh. U bë e
mundur t’u qëndrohej afër më
shumë se 33 mijë të ardhurve nga
Kosova, me ushqime, veshmbath-
je, ndihma shtëpiake, mjekësore,
strehim (në dy kampe) etj. Kampi
i fundit për strehimin e tyre, që u
mbyll në qershor 2001, admini-
strohej nga Kisha.
Kështu tradita e bashkëpunimit
mes të rinjve të Kishës Orthodho-
Ndihma e Kishës Orthodhokse për kosovarët
kse Autoqefale të Shqipërisë dhe
mësuesve kosovarë bashkë me
nxënësit e tyre ka përcjellë
mesazhe frytdhënëse. Bashkë-
punimi ka thelluar edhe më tej
miqësinë vit pas viti, duke u
zgjeruar dhe duke u konkretizuar
edhe në ndihma të rëndësishme
materiale e logjistike për zhvilli-
min e kulturës dhe të arsimit në
Kosovë.
Përveç kampeve verore me
natyrë edukative e argëtuese që
zhvillohen çdo vit me rreth 1800
fëmijë kosovarë, festivale e
aktiviteteve të shumta kulturore,
kontributi i Kishës sonë është
shtrirë edhe në dhënien e disa
kompjuterave për laboratorët e
këtyre shkollave, pajisjen me
materiale didaktike, metoda
bashkëkohore e punës me fëmijët
si dhe puna në grupe, investime
në infrastrukturën shkollore të
programeve dhe projekteve të
veçanta.
Duke qenë nënshkrues të
Kartës së Bolonjës, duhej që puna
e procesit mësimor të bëhej në
grupe, të rritej niveli arsimor, kë-
shtu në këtë sektor dha ndihmesën
edhe Kisha jonë. Gjithashtu, çdo
vit, një grup mësuesish nga Koso-
va vijnë në Shqipëri me ftesë të
Kishës sonë për t’u trajnuar në
seminaret me temë “Metodat
bashkëkohore të mësimdhënies”
nga lektore amerikanë me
eksperiencë dhe kualifikime të
ndryshme arsimore.