Unë jam po aq i ri sa është edhe
ringritja e Kishës sonë. Vij nga një
familje orthodhokse shpatarake, ku
mësimet e para të besimit m’i dha
gjyshja ime e shtrenjtë, e cila, me
këmbënguljen dhe durimin e saj,
arriti të mbillte farat e besimit në
zemrën time. Siç e dimë të gjithë,
komunizmi u përpoq shumë të na
bindte se nuk ka Perëndi, ndaj ajo
periudhë e errët na largoi nga e
vërteta dhe na bëri të jetojmë si
ekzistenca pa një qëllim të caktu-
ar, të endeshim në shkretëtirën e
Egjiptit pa asnjë shpresë për Tokën
e Premtuar. Po kush e dinte planin
e mrekullueshëm të Zotit për bijtë
e Tij të humbur?! Kush e dinte sa
shumë lutje e përgjërime drejto-
heshin në qiell që këtij populli të
dergjur dhe të pashpresë t’i jepej
liria e besimit?! Në mes të shkretë-
tirës së ateizmit, ku shpirtrat pshe-
rëtinin në agoni, u dërguat Ju,
Fortlumturi, si enë e zgjedhur e
Zotit, për të sjellë tek e vërteta
edhe shumë të tjerë, një popull të
tërë dhe jo vetëm kaq.
Zoti, që edhe nëpërmjet fosh-
njave mund të përgatisë lëvdim,
përdori gjyshen time, e cila më
mësoi që në vogëli të psalja “Krishti
u ngjall”. Më mësonte të bëja
kryqin, të puthja ikonat, të lutesha
çdo mbrëmje dhe të kreshmoja.
Sapo filluan grupet e katekizmit
në Gjinar, u bëra pjesë e tyre dhe u
pagëzova që i vogël nga atë Jani
Ranxha, i cili më këshilloi të shko-
ja në kishë çdo të diel e të kungo-
hesha. Çdo vit e më tepër, ndërsa
besimi im rritej, në zemrën time
ndizej një flakë për Zotin dhe
shërbimin ndaj njerëzve. Doja të
mësoja më shumë për besimin dhe
ta ndaja me të tjerët gëzimin që
përjetoja.
Në moshën 14-vjeçare fillova
studimet në gjimnazin kishtar
“Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër, ku
hodha themel të fortë në njohuri
për besimin dhe vendimet që do të
merrja në vazhdim, falë mësuesve
të mi, shembull në besim, për të
cilët kam shumë mirënjohje. Gjatë
viteve të adoleshencës sime në
Liceun Kishtar, ndieja brenda
zemrës sime dëshirën për t’i
shërbyer Kishës dhe njerëzve.
Ndërkohë përballesha edhe me
tundime dhe paragjykime nga
shoqëria ime, e cila më thoshte:
“Prift do bëhesh ti?!”, “Në kishë
do punosh?!”. Lutjet dhe mbështe-
tja e njerëzve me zell për Zotin më
ndihmuan t’i kapërceja këto sfida,
dhe pas Liceut Kishtar fillova stu-
dimet në Akademinë Teologjike.
Himni i Akademisë më frymë-
zonte sa herë e këndonim. Sido-
mos vargjet: “Zë nga qielli u dëgjua:
Cili do të shkojë për mua?… Ja ku
jam, o Zoti im!”.
Kështu, deri në moshën 22-
vjeçare unë kisha marrë shumë
bekime nga Kisha, u rrita në gru-
pin e katekizmit, në Liceun Kishtar
mora vendimet e rëndësishme dhe
në Akademi u përgatita si të shër-
bej.
Mitropolia e Elbasanit tashmë
ka 11 katekistë të cilët shërbejnë
në 25 zona, kryesisht rurale, ku
700 fëmijë ndjekin programet e
katekizmit pothuajse çdo javë, dhe
kampet ditore. Më shumë se 100
të rinj, anëtarë të 4 grupeve rinore,
marrin pjesë në programet dhe
takimet e organizuara për ta. 60
prindër, anëtarë të grupeve të fa-
miljeve, ndjekin takimet e ndry-
shme për forcimin e familjes në
besim e shoqëri.
Ardhja e Mitropolitit Andon
është bekim i veçantë për Mitro-
polinë e Elbasanit. Tashmë, që prej
vitit të kaluar, funksionon Qendra
Studentore Orthodhokse, në të ci-
lën zhvillohen takimet me të rinjtë,
trajnimet e ndryshme etj. Stafi i
katekistëve është më i organizuar,
sepse vetë mitropoliti zhvillon ta-
kime javore orientuese, trajnime
për rritje kapacitetesh, për të na
mësuar të kuptojmë më mirë rolin
dhe mënyrën si të shërbejmë, duke
punuar si një grup me vizion të njëj-
të dhe me mendje Krishti.
Bashkëpunimi me organizata të
tjera dhe qendrat administrative, si:
Bashkia, Shëndeti publik, Njësitë
administrative, Drejtoritë Arsimo-
re, World Vision etj., e ka bërë më
të lehtë arritjen e qëllimit të shër-
bimit tonë.
Programet për njerëzit në ne-
vojë, vizitat baritore dhe hapja e
mensës “Shën Nektari” në Gramsh
nga atë Grigor Pelushi, janë pjesë
e dashurisë në vepra, të cilave
Mitropolia e Elbasanit u kushton
vëmendje të veçantë.
Së bashku me bekimet që kemi,
jemi përballur edhe me sfida të
ndryshme. Katekizmi në zonat e
Elbasanit zhvillohet pothuajse në
zona të largëta e të vështira, ku ka-
tekistit i duhet 1-3 orë për të shku-
ar atje, në rrugë të prishura, në borë
e në shi, në të ftohtë e në të nxehtë,
në dhoma me qira, pa kushte për
mësimdhënie, por zelli dhe etja e
fëmijëve për të mësuar na inkura-
jon të shkojmë, edhe pse shpesh
përballemi me tundimin që më mi-
rë të heqim dorë.
Në zonat si Librazhdi, ku shu-
mica nuk janë të krishterë, kemi
hasur edhe reagime, por dëshira për
t’u përballur me sfidat, më ka bërë
të eci përpara dhe sot gëzohemi
kur shohim se grupi i Librazhdit ka
80 fëmijë që marrin pjesë në kam-
pin ditor veror dhe 20 prindër që i
përgjigjen ftesës sonë për pjesë-
marrje në programin e fëmijëve.
Besoj se edhe ju, miqtë e mi
katekistë, jeni përballur me sfida
personale, sidomos sapo mbaron
studimet teologjike dhe e mendon
shumë të lehtë punën e Ungjillit.
Ne thjesht do të zhvillojmë mësi-
met dhe fëmijët ose të rinjtë do të
bëhen pjesë e Kishës e do të pa-
gëzohen. Realiteti ishte shumë
ndryshe nga ato që kisha imagji-
nuar. Më është dashur të bëj ka-
tekizëm edhe i vetëm, ndaj edhe
sfidat më dukeshin të vështira, di-
sa herë edhe të pakapërcyeshme.
Prandaj, ndihem i bekuar që tash-
më kam edhe 10 kolegë të tjerë, që
më mbështetin dhe mitropolitin që
na inkurajon e drejton.
Përvoja ime në terren më ka
mësuar që duhet të punojmë së
bashku, sikundër na porositi edhe
Zoti: “Të jemi të një mendjeje… të
kemi unitet”. Të jemi të hapur, të
mësojmë dhe të këshillohemi nga
njëri-tjetri. Të forcohemi vazhdi-
misht në besim, duke i mbajtur
sytë te Zoti, jo te dallgët e jetës,
sepse përndryshe do të mbytemi,
do të heqim dorë dhe do ta lëmë
përgjysmë punën e Kishës dhe
thirrjen e Zotit për ne.
Armand Oga
(Kjo fjalë u mbajt
në konferencën e klerikëve
dhe të katekistëve
orthodhoksë,
më 2 gusht 2018)
Ndihem i bekuar dhe i përkrahur…