EmailFacebookKontakt

Natyra e vërtetë e të kreshmuarit: Udhëtim në periudhën e Triodit

Vargëzim i vetëmelodishëm.
Ting. Tërth. IV .
Ndërsa kreshmojmë trupërisht, o vëllezër, le të
kreshmojmë edhe shpirtërisht; le t’i zgjidhim të gji-
tha nyjat e padrejtësisë; le t’i këputim lidhjet me çdo
gjë të dhunshme; le t’i grisim kontratat e marrëve-
shjeve të padrejta; le t’u japim bukë të uriturve dhe le
t’i futim në shtëpi të varfrit e pastrehë, që të marrim
prej Krishtit, Perëndisë, përdëllimin e madh.
Përpara festimit të Pashkës, zhvillohet një
periudhë e gjatë përgatitjeje pendimi dhe kre-
shmimi, që zgjat mbi dhjetë javë. Fillohet me
njëzet e dy ditë (katër të diela të njëpasnjëshme),
me një vëzhgim paraprak; pastaj pasojnë gjashtë
javë ose dyzet ditë të Kreshmës së Madhe; dhe
në fund Java e Shenjtë. Pas shtatë javëve të
Kreshmës dhe Javës së Madhe, pason Pashka
dhe një periudhë korresponduese prej pesëdhjetë
ditësh falënderimi, që përfundon me Pentikostinë.
Secila nga këto periudha ka librin e saj litur-
gjik. Për kohën e përgatitjes është libri i Triodit.
Për periudhën e falënderimit është libri i Pesë-
dhjetores. Pika e ndarjes ndërmjet dy librave
është mesnata e së Shtunës së Shenjtë, me Mën-
gjesoren për të Dielën e Pashkës, si shërbesa e
parë në Pesëdhjetore. Çfarë gjejmë, pra, në këtë
libër përgatitjeje që ne e quajmë Triodi i Pa-
shkës? Shumë shkurtimisht mund të përshkruhet
si libri i kreshmës. Ashtu si bijtë e Izraelit hë-
ngrën “bukë të ndorme”(Ligj. i Përt.16:3), kur
përgatiteshin për Kalimin, kështu dhe të krishte-
rët përgatitin veten e tyre për celebrimin e një
Kalimi të Ri, duke mbajtur kreshmë.
Por çfarë kuptojmë me fjalën “kreshmë”
(nisteia)? Këtu nevojitet kujdes shumë i madh,
që të mbajnë një balancë të rregullt, si jashtë, ashtu
edhe brenda. Në nivelin e jashtëm të kreshmimit
Natyra e vërtetë e të kreshmuarit
Udhëtim në periudhën e Triodit
përfshihet një maturi
ndaj ushqimit e pijes,
pa të cilën nuk mund
të mbahet një kre-
shmë e plotë dhe e
vërtetë; madje edhe
rregullat për ngrënien
e pirjen nuk duhet të
trajtohen si qëllim në
vetvete, por për një
qëllim të brendshëm e
të padukshëm. Njeriu
është bashkim i trupit
dhe shpirtit dhe, sipas fjalëve të Triodit “një krijesë
e gjallë e përbërë nga natyra e dukshme dhe e
padukshme”dhe kështu kreshmimi ynë duhet
t’i përfshijë të dyja këto natyra në të njëjtën
kohë. Tendenca për të mbitheksuar rregullat
nga ana e jashtme, rreth ushqimit, në një mënyrë
ligjore dhe tendenca e kundërt, për t’i përbuzur
këto rregulla, si të vjetruara e të panevojshme,
vajtohen në mënyrë të ngjashme si një tradhti
e Orthodhoksisë së vërtetë. Në të dyja rastet
balanca e duhur midis së jashtmes dhe së
brendshmes është e dobët.
Qëllimi kryesor i kreshmës është të na bëjë
të vetëdijshëm për varësinë tonë nga Perë-
ndia. Nëse praktikohet seriozisht, maturia ndaj
ushqimit gjatë Kreshmës përfshin një masë të
konsiderueshme të urisë së vërtetë dhe
gjithashtu të ndjenjës së lodhjes dhe dobësimit
fizik. Qëllimi i saj është të na drejtojë në kthim,
në ndjenjën e pendimit për gjendjen e
brendshme të rënë. Kjo na çon në pikën ku
vlerësojmë me gjithë forcën tonë fjalët e
Krishtit: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë”
(Jn.15:5). Nëse gjithmonë ngopemi me të
ngrënën e të pirën, shumë lehtë fitojmë një
vetëbesim në aftësitë tona, duke arritur kështu
në një ndjenjë të gënjeshtërt autonomie dhe
vetë-mjaftueshmërie. Zbatimi i një kreshme
fizike e gërryen këtë vetëkënaqësi mëkatare.
Duke hequr nga vetja jonë sigurinë e çuditshme
të Fariseut, i cili kreshmoi, por jo me frymë të
drejtë, maturia në Kreshmë na jep përulësinë e
Publikanit (Luk.18:10-13). Ky, pra, është
funksioni i urisë dhe lodhjes: të na bëjë “të varfër
në shpirt”, të vetëdijshëm për paaftësitë tona
dhe që kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë.
Etërit shpallin thjesht si një parim drejtues,
që nuk duhet të hamë sa të ngopemi, por gjithmo-
në të ngrihemi nga tavolina duke ndier që mund
të kishim ngrënë edhe më tepër dhe që tani jemi
gati për lutje.
Nëse është e rëndësishme të mos shman-
gim kërkesat fizike të kreshmimit, është edhe
më e rëndësishme të mos shmangim dome-
thënien e saj të brendshme shpirtërore. Kreshma
nuk është thjesht çështje diete. Është aq mo-
rale, sa është edhe fizike. Kreshmimi i vërtetë
është që të jesh i shndërruar në zemër dhe në
vendim; është të kthehesh te Perëndia, të
kthehesh në shtëpi ashtu si u kthye Djali Plang-
prishës në shtëpinë e Atit të tij. Sipas shën Joan
Gojartit, kreshmim do të thotë “maturi jo vetëm
nga ushqimi, por edhe nga mëkatet”. Ai insiston
dhe vazhdon “Kreshma duhet të mbahet jo
vetëm me gojë, por edhe me sytë, veshët,
këmbët, duart dhe me gjithë gjymtyrët e trupit
tonë”: sytë duhet të përmbahen ndaj pamjeve
të papastra, veshët nga thashethemet djallëzore,
duart nga veprimet e padrejta. “Është e padobi-
shme të kreshmosh nga ushqimi”, thekson shën
Vasili i Madh, “dhe të vazhdosh përsëri të
kënaqesh me kritikat mizore dhe me shpifje. Ti
nuk ha mish, por gëlltit vëllanë tënd”.
E njëjta
pikë është prekur edhe në Triod, sidomos gjatë
javës së parë të Kreshmës. Ashtu si kreshmojmë
nga ushqimi, le të përmbahemi nga çdo pasion…
Ndaj, le të mbajmë kreshmë të pranueshme
dhe të pëlqyeshme për Perëndinë…
Nga Kalistos Ware, The Lenten Triodion

3