Motivacioni i Senatit të Universitetit “Aristoteli”
Kontributi i Fortlumturisë në përpjekjen globale për dëshminë orthodhokse
gjendet në bashkërendimin e përpjekjes praktike me kërkimin teologjik. Vepra e tij
në Afrikë dhe në Shqipëri është shembull i meditimit teologjik, i nismave krijuese
dhe i respektimit të prejardhjeve kulturore të këtyre popujve. Studimet fetarologjike
dhe studimi i feve pranë vendburimeve të tyre (Fetë Afrikane, Islami, Taoizmi,
Budizmi, Konfucianizmi) në ato vende ku këto fe lulëzojnë, e bënë më të lehtë
kontributin e tij në përpjekjet ndërfetare për bashkëjetesën paqësore të popujve.
Vlen të theksohet kontributi i tij esencial në shoqërinë multifetare të Shqipërisë (të
krishterë, sunitë, bektashinj) dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit, në periudha krizash
të fanatizmit fetar. Thirrja e tij është e njohur: “vaji i fesë nuk destinohet për të
fuqizuar zjarrin e luftës, por për zbutjen e plagëve”.