EmailFacebookKontakt

Mos iu dorëzo shkurajimit…

“Zgjohu ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do
të shndrisë mbi ty.” ( Ef. 5.14)
Perëndia tha nëpërmjet profetit: “ Ja, pushimi! Jepini pushim të
lodhurit!” (Is. 28.12)
Jepe këtë prehje, o njeri, dhe nuk do të kesh nevojë për “më fal”.
Prehi të pikëlluarit, vizito të sëmurët, kujdesu për të varfrit, edhe kjo
është lutje. Dhe të siguroj, miku im, sa herë që një njeri e bën kështu
prehjen e Perëndisë, kjo është lutje.
Ji i kujdesshëm miku im: nëse paraqitet para teje diçka e pëlqyeshme
për Perëndinë, mos thuaj “është koha për lutje, do të lutem dhe këtë gjë
do ta bëj pastaj”. Duke pritur që të përfundosh lutjen, ajo që i ka pëlqyer
Perëndisë, tashmë ka fluturuar. Në këtë mënyrë, e ke humbur rastin për
të bërë vullnetin dhe dëshirën e Perëndisë. Bëj atë çka i pëlqen Perëndisë.
Kjo do të thotë të lutesh (…).
Dëgjo fjalën e apostullit: “sepse po ta gjykojmë veten tonë, nuk do
të gjykoheshim” (I Kor. 11.31).
Gjykoje me veten tënde atë që po të them. Nëse nisesh për një udhëtim
të largët dhe për shkak të vapës ke etje, dhe nëse takon një vëlla dhe i
thua: “më shuaj etjen, që po më mundon”, dhe ai do të të përgjigjet “është
ora e lutjes, do shkoj të lutem dhe pastaj do të kthehem te ti”, duke pritur
mëshirën e tij dhe kthimin e tij, ti do të vdesësh nga etja.
Si të duket kjo? Cila është zgjidhja më e mirë për ty, që ai të shkojë të
lutet apo të qetësojë vuajtjen tënde?
Ç’dobi do të ketë lutja e atij që nuk e lehtëson vuajtjen e të afërmit? A
nuk tha vetë Zoti se do të gjykohemi në bazë të veprave tona? (…)
Këto fjalë që të thashë “Kur bëjmë vullnetin e Perëndisë, kjo është
lutje”, më duken me shumë vlerë. Por kjo nuk do të thotë ta lësh lutjen,
as mos iu dorëzo mërzitjes – sipas fjalëve të Zotit. “Lutuni dhe mos u
plogështoni“. Rri zgjuar, dëboje larg teje plogështinë dhe dembelizmin.
Ji vigjilent natë e ditë dhe mos iu dorëzo shkurajimit.
Shën Afrat Persiani
Mos iu dorëzo shkurajimit…

3