EmailFacebookKontakt

Mos e humb SHPRESËN…!

Mos e humb SHPRESËN…!
Katër qirinj po digjeshin ngadalë brenda një dho-
me të errët. Tek flakëronin, bisedonin për shqetë-
simet e tyre të përditshme. Çdokush mund të dëgjo-
nte fjalët që trishtueshëm dilnin nga biseda e tyre.
Qiriu i parë tha: “Unë jam PAQJA, por në ditët e
sotme, askush nuk dëshiron të më mbajë të ndriçuar.
Njerëzit nuk kërkojnë paqe dhe as përpiqen ndopak
për të. Ç’të bëj? Unë nuk mund të qëndroj më i
ndezur…”. Drita e tij u lëkund pak, humbi shkëlqimin
dhe pas pak u fik plotësisht. Qiriu i Paqes u shua.
Me zë të dobët filloi të fliste qiriu i dytë. Ai tha:
“Unë jam BESIMI, por këto ditë nuk jam më i
domosdoshëm. Njerëzit janë bërë mosbesues si
ndaj vetes së tyre, ashtu edhe ndaj të tjerëve…”.
Trishtueshëm flaka e Besimit u pakësua dhe pastaj
u fik. Qiriu i Besimit u shua.
Me trishtim, qiriu i tretë tha: “Miqtë e mi, unë jam
DASHURIA, dhe nuk kam fuqi të qëndroj më i
ndezur. Njerëzit më kanë lënë mënjanë dhe nuk e
kuptojnë rëndësinë time. Ata madje kanë harruar të
duan dhe njerëzit që kanë pranë…”. Dhe, duke mos
pritur më gjatë, flaka e Dashurisë u fik. Qiriu i
Dashurisë u shua.
Papritur hyri në dhomë një fëmijë dhe pa tre qirinj-
të që nuk po digjeshin më. Asnjë prej tyre nuk kishte
më dritë. Fëmija filloi të qante me dënesë dhe i pyeste:
“Pse nuk po digjeni? Pse nuk keni më dritë? Ju duhet
të qëndroni të ndezur deri në fund! Ju duhet ta ndriçoni
vazhdimisht dhomën!”.
Qiriu i katërt, dëgjoi psherëtimat e tij dhe plot mi-
rësi i tha: “Mos u frikëso, sepse jam unë, SHPRESA,
dhe përderisa unë kam dritë, ne mund të rindezim të
tre qirinjtë e tjerë!”. Fëmija, gjithë gëzim, mori qiri-
un e Shpresës dhe ndezi përsëri tre qirinjtë e tjerë.
Dhoma u ndriçua sërish me katër qirinj.
Kurrë mos e lejoni dritën e shpresës të largo-
het nga jeta juaj. Me SHPRESËN, nuk ka rë-
ndësi si duken dhe si janë gjërat e këqija, …
P AQJA, BESIMI dhe DASHURIA mund të
shkëlqejnë sërish në jetën tonë!

2