EmailFacebookKontakt

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Fan Noli”

Në datën 23 korrik 2018, me
rastin e 20-vjetorit të hirotonisjes
si Episkop dhe zgjedhjes dhe fro-
nëzimit si Mitropolit i Korçës,
Hirësia e Tij, Joani, u nderua nga
Universiteti i Korçës “Fan Noli”,
me titullin “Doctor Honoris Cau-
sa”. Titulli u akordua nga Senati i
unniversitetit dhe iu dorëzua Hirë-
sisë së Tij nga Rektori, Prof. Dr.
Ali Jashari. Në motivacion thuhej:
“Personalitet i shquar i botës
shpirtërore dhe fetare, humanist,
përkthyes, themelues e drejtues i
revistës periodike “Tempulli”, duke
dhënë ndihmesa të shquara në
fushën e kulturës, arkeologjisë, filo-
zofisë, teologjisë, historisë albano-
logjisë…”. Në ceremoni ishin të
pranishëm autoritetet vendore, pe-
dagogë, studentë, klerikë e besim-
tarë etj. Hirësi Joani është shpallur
më parë edhe “Qytetar Nderi” i
Korçës.
Më pas, pasi falënderoi për titu-
llin e lartë dhe nderimin që iu bë,
Hirësi Joani mbajti një referat, të
cilin e ka botuar edhe në revistën
“Tempulli”. Në fund, në atmosferën
e bukur të krijuar nga muzika e
grupit tradicional “Lira”, të pra-
nishmit uruan Imzot Joanin.
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, u
nderua me titullin “Doctor Honoris
Causa” nga Universiteti “Fan Noli”

3