EmailFacebookKontakt

Mitropolia e Beratit – U krye shenjtërimi i kishës së Shën Minait në Gradishtë

Më 11 nëntor, në të kremten e
Dëshmorit të madh Mina, u krye
nga Mitropoliti i Beratit, Hirësi
Ignati, Shërbesa e Shenjtërimit të
Kishës që i kushtohet këtij shenjto-
ri në fshatin Gradishtë, Lushnjë. Kjo
kishë u ndërtua me fondet e dhëna
nga Kryepiskopi Anastas.
Klerikë të Mitropolisë së Beratit
dhe besimtarë të zonës, por edhe
nga qytetet Divjakë, Lushnjë, Berat
e Vlorë, erdhën në këtë ngjarje të
veçantë.
Shërbesat filluan një ditë më
parë me Mbrëmësoren, për të va-
zhduar të nesërmen. Pas shërbe-
sës së Mëngjesores u krye tri herë
Litania e Shenjtërimit, ku Krye-
prifti mban në duar lipsane shenj-
torësh, të cilët më pas i vulos me
dyllë në mes të Tryezës së Shenjtë.
Pas shërbesës, pasoi Liturgjia
Hyjnore, që u krye nga Imzot Ignati,
i ndihmuar edhe nga klerikët e zo-
nës. Në fund, Hirësia e Tij, në fja-
lën e mbajtur me këtë rast, thek-
soi rëndësinë e madhe të Shenjtë-
rimit të Kishës. Ai tha se, ashtu si
çdo i krishterë pagëzohet një herë
në jetë, kështu edhe për Kishën,
shenjtërimi i saj ndodh vetëm një
herë. Ashtu si çdo besimtar lahet
me ujë dhe miro gjatë pagëzimit,
Mitropolia e Beratit
U krye shenjtërimi i kishës së Shën Minait në Gradishtë
edhe Kisha lahet po kështu, për të
vulosur se tashmë ky vend do të
jetë vendi i shenjtërimit të shumë
besimtarëve.
Gjithashtu, Mitropoliti i Beratit
falënderoi veçanërisht Kryepisko-
pin Anastas për ringritjen e Kishës
Orthodhokse në gjithë Shqipërinë,
për lavdinë e Perëndisë.

3