EmailFacebookKontakt

Mirënjohja dhe falënderimi ndaj Perëndisë dhe bamirësve

Një ditë, Krishti, Shpëtimtari i botës, po
kalonte nga krahinat e Samarisë dhe Galilesë
dhe pranë një fshati 10 burra lebrozë, 9 judenj
dhe 1 samaritan, iu lutën duke britur së largu që
t’i shëronte nga sëmundja e tyre. Lebra është
një sëmundje që prek lëkurën dhe nervat e saj,
mirëpo në atë kohë nuk ishte gjetur ende ilaçi
për ta kuruar. Deri në 2-3 dekadat e para të
shekullit XX, lebra ishte sëmundje e pa-
shërueshme dhe, më e keqja, ngjitëse. Sot n.q.s.
kapet në fazën e parë, mund të shërohet (njihet
ndryshe si sëmundja Hansen) madje sipas
studimeve të fundit që janë kryer, ajo renditet
në vendin e fundit të listës së sëmundjeve
ngjitëse. Për të përballuar këtë sëmundje,
judenjtë kishin marrë masa të rrepta sigurie.
Madje ekzistonin rregulla, të cilat përfshiheshin
edhe në Ligjin e Moisiut, ku përcaktohej me
imtësi mënyra e përballimit të kësaj sëmundjeje.
Masa më e keqe dhe më e rëndë që para-
shikohej ishte largimi i të prekurit nga lebra, me
qëllim që të mos përhapej sëmundja te njerëzit
që e rrethonin atë. Largimi nga shtëpia, lagjja,
fshati a qyteti dhe ndalimi i ardhjes në kontakt
me persona të shëndetshëm ishte i detyruar, pasi
verifikohej trupi nga priftërinjtë në Tempull. Ajo
që pasonte simptomat shkurtimisht ishin inter-
nim, izolim dhe përbuzje totale e shoqërisë së
kohës. Zakonisht lebrozët jetonin jashtë qyteteve
a fshatrave, të mënjanuar nga popullsia tjetër.
Familjarët kujdeseshin për ushqimin e tyre,
sigurisht duke ruajtur rregullat e përcaktuara.
Populli i shëndetshëm i konsideronte të ndotur.
Ata ishin diçka që jo vetëm duhej shmangur,
por edhe as që duhej prekur. Jeta e lebrozit ishte
pa dinjitet. Një ferr i vërtetë. Shpresa e vetme
e tij ishte të ndodhte ndonjë mrekulli hyjnore dhe
të shërohej, përndryshe priste vdekjen e ngadaltë
si pasojë e përhapjes së sëmundjes.
Këta 10 lebrozë, të cilët ishin “të dënuar me
vdekje” të dyfishtë: trupore dhe shoqërore, iu
lutën Krishtit së largu që t’i qëronte – t’i pastronte
dhe ai – sipas Ligjit të Moisiut – i dërgoi që të
dëftenin veten (sëmundjen) e tyre te priftërinjtë
izraelitë në Tempull. Me këtë mënyrë, Jisui na
tregoi se edhe ai vetë e zbatoi këtë urdhër të
Moisiut. Gjatë rrugës ndodhi mrekullia! Pa arri-
tur në Tempull, që të 10 u shëruan. Me këtë çu-
di u vërtetua edhe një herë fuqia shëruese e
Zotit Krisht dhe dashuria e Tij për njeriun. Që
të 10 lebrozët zbatuan me përpikëri urdhrin e
Krishtit, por edhe të Moisiut dhe shkuan dhe
dëftyen pjesën e sëmurë të trupit dhe ata vërte-
tuan se që të 10 ishin shëruar. Menjëherë, 9 ju-
denjtë, të gëzuar, shkuan nëpër shtëpitë e tyre,
ndërsa samaritani – i cili, megjithëse ishte izraelit,
nga judenjtë konsiderohej se i përkiste një kombi
tjetër për shkak se samaritanët herë pas here
kishin bashkëpunuar me të huajt, fuqitë e mëdha
të kohës dhe të zonës dhe ishin përzier me ta –
u kthye mbrapa dhe falënderoi mjekun hyjnor.
Jisui e priti me gëzim falënderimin e tij dhe më
tepër lëvdoi besimin dhe mirënjohjen e tij duke i
thënë: “ Ngrihu, shko; besimi yt të shpëtoi ”.
Ndërsa pak më parë dënoi sjelljen e 9 ish-
lebrozëve të shëruar (Llk.17:17-19).
lutjeve dhe Uratave të lexuara prej klerikëve
dhe murgjve etj., janë shëruar çuditërisht mjaft
të sëmurë. Dhe n.q.s. në rastet e ndryshme, kur
sipas gjykimit dhe dëshirës së të Lartit Zot nuk
plotësohet lutja jonë, edhe në këto raste Ai do
të na ngushëllojë në zemër, do të na dhurojë fuqi
së larti, me qëllim që të durojmë me besim dhe
të kapërcejmë me sukses vështirësitë e jetës.
c) Nga ngjarja e shërimit të 10 lebrozëve
kuptojmë se vështirësitë, hallet, problemet dhe
fatkeqësitë e jetës na sjellin më pranë Zotit; na
afrojnë më tepër me Perëndinë, sesa kur jemi
të lumtur, të gëzuar, të shëndetshëm; kur nuk
na mungon asgjë.
d) Në jetën tonë të përditshme të mos
ankohemi duke përdorur fjalë të hidhura dhe me
veprime analoge e të pahijshme ndaj varfërisë
ose skamjes dhe kurrë të mos kemi zili, smirë,
urrejtje ndaj atyre personave, të cilët jetojnë të
lumtur, të gëzuar dhe, në përgjithësi, bëjnë një
jetë më të pasur dhe shijojnë të mira materiale
që ne nuk i kemi.
e) Shembulli i lebrozëve na tregon një të
vërtetë dhe një realitet se: në këtë botë bamirësia
nuk vlerësohet gjithmonë me mirënjohje dhe
falënderim. Duke u bazuar në këtë rast të Un-
gjillit, shifrat tregojnë se 90% e personave që
ndihmojmë në jetë me të holla, ushqime, vesh-
mbathje etj., me lutje, këshilla, fjalë, duke u që-
ndruar pranë me vepra në momente të vështira
dhe vendimtare të jetës, janë mosmirënjohës.
Megjithatë, ne si të krishterë le të përpiqemi të
bëjmë gjithmonë të mirën, sipas mundësive, edhe
pse e dimë dhe jemi të sigurt që më parë se
personi që do të ndihmojmë nuk do të na e dijë
për faleminderit, as nuk do të jetë mirënjohës.
Të mos mërzitemi për këtë, sepse mbi të gjithë
dhe mbi të gjitha ekziston Zoti Gjithëshikues dhe
i Kudondodhur dhe po ashtu ekziston jeta e
përjetshme, ku secili do të marrë pagën e tij
shumëfish për të mirën që ka bërë. Sepse Zoti
Krisht në Ungjill na porosit: “ meqë ua bëtë
këtyre, mua ma keni bërë ” (Matth.25:40) dhe
“bëjuni mirë jo vetëm atyre që ju bëjnë mirë,
por edhe atyre që ju urrejnë e ju përndjekin ”
(Llk.6:27-28;33) dhe “ doni armiqtë tuaj ”
(Matth.5:44; Llk.6:27;35 ).
Le të përpiqemi, pra, të bëjmë të mirën me
zemër, me dëshirë; pa u ankuar, pa u mburrur;
jo për t’ u dukur, por për hir dhe dashuri të Zotit.
Dhe Zoti që shikon në fshehtësi ( Matth.6:6)
do të na i shpërblejë të mirat dhe falënderimet
tona edhe në këtë jetë, dhe me siguri shumëfish
edhe në jetën e botës së ardhshme.
Arkimandrit Kozma Sovjani
Mirënjohja dhe falënderimi ndaj Perëndisë dhe bamirësve
Cilat janë konkluzionet dhe mësimet që du-
het të nxjerrim nga kjo ngjarje? Më poshtë po
përmendim disa prej tyre:
a) Nuk duhet ta kujtojmë Zotin dhe Pe-
rëndinë vetëm kur kemi hall, probleme, keq,
vështirësi, shqetësime, mërzitje, kur vuajmë; në
sëmundje, skamje, mjerim, varfëri etj. Jo vetëm
kur kemi nevojë t’i kërkojmë ndihmë, siç bënë
leprozët, por edhe kur kemi gëzim e lumturi; kur
jemi mirë me shëndet, kur jemi shëruar nga
sëmundje apo kemi kapërcyer hallin; kur kemi
zgjidhur problemin, kur kemi begati në prodhim-
tari, kur biznesi shkon mirë dhe jemi në gjendje
të mirë ekonomike; kur kemi sukses në jetë, në
punë, në shkollë etj. Gjithmonë të kujtojmë me
mirënjohje Atë që na jep çdo të mirë; Dhurue-
sin – Perëndinë dhe ta falënderojmë me gjithë
zemër.
b) Sa herë që kemi këto halle dhe probleme
që përmendëm më sipër në jetën tonë; kur kemi
sëmundje ose lëngata trupore apo dhimbje shpir-
tërore, le të përikim dhe të kërkojmë ndihmën e
Zotit. Le të drejtohemi në Kishë, te klerikët, në
Misteret e Kishës dhe, n.q.s. kemi besim të
vërtetë, Perëndia, si i Tërëmirë që është, do të
na e plotësojë lutjen dhe do të na dhurojë përsëri
shëndetin, siç veproi me 10 lebrozët apo siç ka
bërë në raste të shumta dhe të panumërta
përgjatë shekujve, ku nëpër Kisha, Manastire
të Shenjta, nëpërmjet Lipsaneve dhe Ikonave
të shenjtorëve, me ujin e Ajazmave; nëpërmjet

3