Të hënën, 12 qershor 2017, në
Selinë e Sinodit të Shenjtë, në
Tiranë, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Anastasi, priti një delegacion me
personalitete të larta nga Libani, të
familjes së njohur mbretërore, që
nga koha e Perandorisë Bizantine
e deri në shek. e 18-të, të Ghasa-
nidëve, të përbërë nga Sheikh Selim
El Chemor, Beirut, Liban; Princi
Gharios El-Chemor of Ghassan,
Aman, Jordani; z. John Domonkos
dhe Dr. Elie Gharios, të shoqëruar
edhe nga peshkopi i Aleancës
Botërore Evangjelike, Prof. Dr.
Thomas Schirrmacher, mik i vjetër
i Kryepiskopit në lëvizjen eku-
menike.
Kryepiskopi Anastas i njohu
miqtë me ringritjen nga gërmadhat
të Kishës Orthodhokse në Shqipëri
dhe ecjen e saj përpara.
Miqtë, pasi e falënderuan
Fortlumturinë e Tij për pritjen, e
njohën me veprimtarinë qindra-
vjeçare të familjes Ghasanide.
Gjithashtu, ata i dorëzuan deko-
ratën e Urdhrit të Madh të Krye-
engjëllit Mihail, që i është akorduar
shumë kryetarëve të shteteve dhe
Miq të nderuar nga Lindja e Mesme
në Selinë e Sinodit të Shenjtë
të kishave, si dhe dokumentin e
anëtarit të nderit të Akademisë
Mbretërore Ghasanide për Artin
dhe Shkencën, për veprën e tij të
njohur mbarëbotërisht.
Në fund, miqtë, të shoqëruar nga
Kryepiskopi Anastas, vizituan
Kompleksin e Katedrales “Ngjallja
e Krishtit”, para se të vazhdonin me
programin e tyre, që parashikonte
një pritje në Presidencë.
Disa personalitete të njohura në
ditët e sotme nga familja Ghasanide
janë Patriarku i ndjerë i Antiokisë,
Ignati, aktori Omar Sharif, kën-
gëtarja Shakira, miliarderi Karlos
Slim etj.