U krye shenjtërimi i kishës së Apostujve
Petro dhe Pavli
Mesopotam, Sarandë
U krye shenjtërimi i kishës së Apostujve Petro dhe Pavli
Kjo e diel, 14 gusht, në Meso-
potam, fshat 1 rëndësishëm 1 Ba-
shkisë së Finiqit, në rrugën që lidh
Gjirokastrën me Sarandën, ishte si
një parafestë. Kryepiskopi 1 Tiranës,
Durrësit dhe 1 Gjithë Shqipërisë,
Anastasi, në kuadrin e vizitës në
Mitropolinë e Gjirokastrës, së ba-
shku me Mitropolitin e Gjiroka-
strës, Dhimitrin, dhe Mitropolitin e
Amantias, Nathanailin, kryen sot
shenjtërimin e kishës së A postujve
Petro dhe Pavli. Kjo kishë është
ndërtuar me nismën, fondet dhe
kujdesin e drejtpërdrejtë të Fort-
lumturisë së Tij. Dhjetëra besim-
tarë nga kjo qendër e banuar, por
edhe nga enorité përreth, u mblo-
dhën për të marrë pjesë në këtë
ngjarje të rëndësishme për komu-
nitetin Orthodhoks të Mitropolisé
së Gjirokastrës. Të pranishëm ishin
edhe deputeti 1 zonës V. Dule, Kry-
etani 1 Bashkisë Finiq, L. Kristo,
Kryetari i organizatës “Omonia”,
L. Papa, ambasadorja e Greqisë
znj. E. Sourani etj.
Kryepiskopi kryesoi Shërbesën
e Shenjtërimit të Kishës dhe Li-
turgjinë Hyjnore që pasoi, si edhe
predikoi fjalën e Perëndisë. Veça-
nërisht theksoi faktin se apostujt
Petro dhe Pavli, që do të nderohen
në këtë kishë, ishin dy karaktere
krejt të ndryshme dhe madje
mb, Vi
pikënisja e secilit nuk ishte aspak ec
ngjashme. E megjithatë, katër
karakteristika 1 bëjnë aq të dashur
për të Krishterët, aq të vyer për
Kishën e Krishtit dhe shembuj për
t’i imituar: kishin etje të thellë për
të njohur Perëndinë, ishin vazhdi-
misht jo të pagabueshëm, por në
pendim për të gjitha gabimet, ishin
njerëz të dashurisë: dashuri të pa-
kufishme për Perëndinë dhe dashu-
n për njerëzit dhe, së katërti, ishin
njerëz të vetëmohimit.
Kryepiskopi uroi që edhe kjo ki-
shë e hirshme që u shenjtërua të
bëhet epiqendër c jetës adhuruese
të besimtarëve të asaj enorie dhe
sie tillë, sskundër çdo kishë Ortho-
dhokse, të bëhet tempull 1 dashu-
nsë,1 pages, 1 vëllazërimit, 1 kontn-
butit social, 1 falënderimit.
Pas Liturgjisë Hyjnore peda-
gogët e nxënësit e kompleksit
arsimor “Frymë Dashurie”, që ësh-
të themeluar dhe funksionon nën
kujdesin e drejtpërdrejtë të Krye-
piskopit dhe që përfshin një shko-
Ilë të mesme profesionale me katër
specialitete dhe shkollën e mesme
të përgjithshme (vendosur në një
godinë bashkëkohore në oborrin e
kishës së Apostujve Petro dhe Pa-
vli) organizuan një veprimtari të
shkurtër festive për ditën e Shenj-
tërimit dhe për 25-vjetorin e ardh-
jes në Shqipëri të Kryepiskopit
Anastas. Programi u zhvillua mes
pjesëve artistike që kishin zgjedhur
dhe tregimit të përvojave persona-
le të nxënësve që kanë përfunduar
këtë shkollë (ajo u çel në shtator
2006), të cilët shprehën falénde-
rimin e tyre të thellë dhe mirë-
njohjen për këtë nismë konkrete të
Kryepiskopit në këtë qendër ar-
simore. Tashmë janë me dhjetëra
të rinjtë e të rejat që e kanë për-
funduar dhe kanë vijuar studimet
e larta apo vijuar në ushtrimin e
profesionit që mësuan aty. Por mbi
të gjitha ata mësuan e mësojnë
dashurinë e krishterë, parimet e
moralit shoqëror, mirësjelljen dhe
ndjenë nga afër kujdesin e Krye-
piskopit.
xxx
Kisha e hirshme e Apostujve
Petro dhe Pavli, ndodhet në një
pozicion të privilegjuar, në qendër
të fshatit Mesopotam. Trualli është
pronë kishtare, e blerë vitet e fundit
nga Kisha jonë. Është një kishë e
bukur, gjysmëparafabnkate, e tipit
bazilikë trinefëshe me kube. Në
anën perëndimore dhe jugore ka
hajat të mbuluar të mbështetur në
arkada harmonike. Sipërfaqja e ki-
shës është 230 m”. Kambanorja
është në largësi të vogël nga kisha
dhe ka lartësi 16.5 m, me një projekt
të bukur që hijeshon kompleksin,
por edhe gjithë qendrën e fshatit.
Ato u ndërtuan gjatë periudhës
2000 – 2004, me nismën, fondet dhe
mbikëqyrjen nga afër të Krye-
piskopit Anastas. Janë ndërmarrë
hapa edhe për pajisjen e brendshme
të kishës me ikonostas druri, ikona,
sende të shenjta të Hierores etj. Me
kujdesin e Mitropolitit të Gjiro-
kastrës, që nga përfundimi 1 saj,
në kishë meshohet rregullisht dhe
është një qendër c rëndësishme
adhuruese për besimtarët e enorisë
dhe veçanërisht për të rinjtë dhe të
rejat e kolegjit dhe gjithë zonës, të
cilët zhvillojnë aty veprimtaritë e
tyre shpirtërore.
Në të njëjtin truall është, si-
kundër u tha më lart, edhe godina
e mjediset ndihmëse të kompleksit
arsimor “Frymë Dashunce”. E gji-
thë kjo sipërfaqe e oborrit dhe tru-
allit rrethues është trajtuar si një
ambient parku të hijshëm.