Mesazh optimizmi
në të kremten
e Fjetjes së Hyjlindëses
Në fjetjen tënde nuk e bra-
ktise botën, o Virgjëreshë.
Ne orthodhoksët, e kremtojmë
këtë të kremte hyjlindësore bre-
nda një atmosfere gëzimi paskal.
Shumë e quajnë Pashka e verës.
Por, në një epokë si kjo e sotmja,
ku trishtimi dhe konfuzioni në
lidhje me kuptimin e jetës e mu-
ndon njeriun, e kremtja e Fjetjes
të së Tërëshenjtës na jep një me-
sazh të shumanshëm paqeje dhe
optimizmi.
1. Mesazh shprese dhe opti-
mizmi për gjininë njerëzore, për
atë që njeriu është dhe ku mund
të arrijë.
Me Lindjen, Pësimin, Ngjalljen
dhe Ngjitjen e Tij në Qiell, Krishti
e lartësoi natyrën njerëzore dhe ia
çoi Atit. Por njeriu i parë që hyn
në lavdinë e qiellit, është e Tërë-
(vijon në faqen 2)
shenjta. Himnografi kërkon të na
theksojë se “me vdekjen tënde të
pavdekshme, tërë botën e shenj-
tërove, dhe te të përmbibotshmet
u zhvendose, që të kuptojmë bu-
kurinë e të Gjithëpushtetshmit…”.
E Kremtja e Transferimit të saj në
qiell e hap horizontin tonë drejt të
fundmeve, drejt mbarimit të histo-
risë. Ajo përcakton madhështinë
e qëllimit të jetës së njeriut, pra që
ky të bëhet pjesëmarrës i natyrës
hyjnore (2 Petr. 1:4).
Në muajin e fundit të vitit kish-
tar, që është gushti, mbizotërojnë
dy festa me karakter të fortë es-
katologjik: Metamorfoza e Shpë-
timtarit dhe Fjetja e Hyjlindëses.
Brenda dritës së verës, besimtari
e ndien më tepër dritën e “lavdisë”
së ardhshme, “që do të zbulohet
ndër ne” (Rom. 8:18).
Në personin e së Tërëshenjtës u realizua
takimi i Perëndisë me njeriun dhe i historisë
me përjetësinë. Hyjlindësja Mari, duke pra-
nuar me gjithë shpirt vullnetin e Perëndisë, i
çeli rrugën çdo njeriu për t’u bashkuar me
Perëndinë. E Tërëshenjta, jo vetëm na thekson
mundësinë e kungimit me Perëndinë, por edhe
na ndihmon për ta jetuar këtë në mënyrë per-
sonale. Për këtë arsye e lusim vazhdimisht si
Ndërmjetuese dhe Udhëheqëse në rrugën
drejt pikëmbërritjes sonë përfundimtare.
2. E kremtja e sotme hyjlindësore ofron
edhe një mesazh optimizmi për secilin nga ne.
“Në Lindjen tënde virgjërinë e ruajte, në Fjetjen
tënde nuk e braktise botën, o Virgjëreshë…”,
psalim vazhdimisht gjatë këtyre ditëve.
E Tërëshenjta nuk ngelet si një yll i largët
në qiellin e historisë. Është pranë nesh dhe
ngelet Zonja e mbarë botës. Ne mund t’i drej-
tohemi asaj me shumë dashuri dhe familjari-
tet. Është Nëna jonë. Lartësojmë duart tona
teksa i lutemi dhe ajo i shtrin të sajat, e ngu-
shëllon në mënyrë mistike shpirtin tonë; e njeh
nga përvoja e saj personale padrejtësinë dhe
vuajtjen. Jetoi një sërë sprovash: ftohtësinë
dhe indiferencën e bashkatdhetarëve të saj
në Bethlehem, emigrimin në Egjipt, shpifjet
djallëzore ndaj Birit të saj, dhimbjen në Gol-
gotha.
Ato që e lartësojnë në vendin e saj unikal
në Kishë dhe përgjithësisht në historinë e
njerëzimit nuk ishin pasuria, shkollimi, prej-
ardhja por besimi i palëkundur te Perëndia,
bindja e tërëvullnetshme dhe pjesëmarrja e
saj në plotësimin e Vullnetit Hyjnor. “Dhiata
mistike” që na la gjatë Fjetjes së saj përmbli-
dhet në himnin e saj, kur ishte e re dhe në të-
rësi në shembullin e saj: “Shpirti im madhëron
Zotin dhe fryma ime ngazëllohet në Perëndinë,
Shpëtimtarin tim…”. Shpirti i saj mbushet plot
me gëzim dhe ngazëllim të brendshëm, që
mbështeten te Perëndia, Shpëtimtari i saj. “Se
hodhi sytë mbi përulësinë e shërbëtores së
saj”. Dëlirësia dhe përulësia e saj ishin rrënjët
e ngazëllimit të saj dhe ngelen edhe sot burimi
për fëmijët e saj. Për secilin nga ne, janë liman
dhe mbrojtje, mbështetje dhe ngazëllim.
3. Nderimi ynë për të Tërëshenjtën shpre-
het kur edhe ne bëhemi faktorë optimizmi
dhe shprese në ambientin ku ndodhemi, në
vendin tonë. Për t’ia arritur kësaj, le të shikoj-
më me më shumë këmbëngulje ikonën e saj
dhe le t’i lutemi më shpesh. Jetojmë në një
epokë, ku fantazia jonë është e pushtuar nga
pamje të panumërta dhe idhuj të dëmshëm.
Është e nevojshme që ikona e së Tërëshenjtës
të restaurohet në mendimin, në ndërgjegjen
dhe nënndërgjegjen tonë, të mbizotërojë në
qenien tonë.
Për më tepër, që të bëhemi të denjë për të
qenë përcjellës të energjisë së Perëndisë në
botë, le të përpiqemi të rrezatojmë diçka nga
besimi i saj te Perëndia, nga dëlirësia, përulë-
sia, durimi, nga ngazëllimi i saj i qetë. Në kë-
të mënyrë do të jemi qeliza të gjalla të Kishës
së Krishtit, të Trupit të Tij mistik dhe do të
ecim me paqe në jetën tonë, nën mbrojtjen e
vazhdueshme të së Tërëshenjtës, Nënës sonë.
* * *
Himnografi i Paraklisit të së Përmbishenj-
tës Hyjlindëse, që psalëm çdo ditë në dy javët
e fundit, e lut nxehtësisht:
“Zemrën na e mbush me gëzim dhe
ngazëllim, o Zonj’,
falna gazin e pasosur tani, sepse ke lindur ti
shkaktarin e gëzimeve”.
Dhe sigurisht që e Tërëshenjta, Nëna jonë,
do ta mbushë me optimizëm dhe gëzim jetën
tonë, kur ne të ndjekim hapat e saj, të frymë-
zuar nga besimi i saj, nga dashuria e saj, nga
guximi i saj në pranimin e vullnetit të Perëndisë.
† Anastasi,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
(vijon nga faqja 1)
Mesazh optimizmi në të kremten
e Fjetjes së Hyjlindëses
(vijon nga faqja 1)