EmailFacebookKontakt

Me përkushtim të jashtëzakonshëm dashurie dhe vetësakrifikimi

Me përkushtim të jashtëzakonshëm dashurie dhe vetësakrifikimi
Nga Orfea Beci
Fortlumturi, duke Ju falënde-
ruar edhe unë me përulësi, për këtë
takim të rëndësishëm shpirtëror që
na jepni rastin të kemi në Mitro-
polinë e Gjirokastrës, më lejoni të
përmend disa ide rreth botimit që
prezantohet. Më shumë dua të fo-
kusohem jo aq te botimi, 1 cili mund
të vlerësohet si një instrument kodi-
fikues i përpjekjes së përgjithshme,
por tek objekti që botimi synon të
përfshijë. E kam fjalën për vetë
veprën që përshkruan. Dhe përsëri
fjalët janë të varfra për të shprehur
mirënjohjen e thellë historike që
komuniteti Orthodhoks Ju ka borxh
pikërisht për faktin se gjithë kjo
vepër voluminoze është fryt 1
dashurisë Suaj dhe në veçanti i mu-
ndimit Tuaj të pakrahasueshëm.
Nga ky këndvështrim, një qasje
e parë është se vepra, që në më-
nyrë epigramatike përshkruhet në
botimin që prezantohet sot, e ka të
fshehur një kosto që nuk mund të
çmohet me asnjë instrument të
shkencës së financave. Bëhet fjalë
për kohën që Ju personalisht i keni
dedikuar secilës prej punëve të
kryera, jo thjesht për t’i konceptuar
ato nisma apo për të gjetur mjetet
financiare të nevojshme. U desh,
në radhë të parë, të frymëzoni gru-
pe njerëzish që do të merreshin me
to, të koordinoni forca shkencore
dhe profesionistë, të mbikéqyrnit
përditë dhe në kushte të vështira
përparimin e këtyre veprave.
Një ide e dytë, ndoshta më the-
melore, lidhet në thelb me dimen-
sionin shpirtëror që përmban e
gjithë kjo veprimtari ndërtimore.
Nuk u realizuan as për qëllime fitim-
prurëse dhe as për interesa private.
Bëhet fjalë për atë infrastrukturë,
në strukturën indore të së cilës në
mënyrë krejt fiziologjike erdhi dhe
u mishërua vepra hierapostolike,
që përbën vizionin Tuaj për ungji-
Ilëzimin dhe riungjillëzimin e po-
pullit në Shqipëri. Sie tillë, u përfshi
menjëherë në lutjen e mijëra be-
simtarëve dhe, menjëherë pas për-
fundimit, u vu në dispozicion të tyre
për adhurimin e Perëndisë.
E treta ide, në të cilën arrihet
duke shfletuar librin, është shumë-
llojshmëria e veprave. Natyrisht,
secila prej tyre kërkon përshkrim
të posaçëm dhe historia e mreku-
Ilueshme e secilës do të donte faqe
të shumta për ta përshkruar. Sido-
qoftë edhe vetëm prej materialit fo-
tografik kuptojmë se nuk bëhet fja-
lë për një përsëritje monotone mo-
tivesh arkitekturore as për vepra të
thjeshta të karakterit industrial. Aq
më shumë kur bëhet fjalë për ndër-
hyrjet rikonstruktuese dhe restau-
ruese të godinave me vlerë të posa-
çme arkitekturore dhe kulturore.
Ideja e katërt, lidhet me një hu-
lumtim të thjeshtë në terren dhe
jashtë faqeve të librit. Shumë prej
kishave që u ndërtuan nuk janë
thjesht për të mbuluar nevojat
adhuruese të komuniteteve nume-
rikisht të kufizuara të besimtarëve.
Ato janë shndërruar tashmë në pi-
ka referimi të qendrave të mëdha
e të vogla të banimit, të cilave u
mungonte pikërisht një referencë
e tillë në të ashtuquajturat qendra
urbanistike.
Pika e pestë ka lidhje me faktin
se, me ndërhyrjet që u bënë gjatë
gjithë këtyre viteve në këtë sektor
për sa i përket trashëgimisë shpir-
tërore dhe kulturore u kultivua jo
vetëm te të Krishterët një kulturë
shumë konkrete. Meqenëse ndo-
dhemi në Gjirokastër dhe flitet
shumë për karakterin monumental
të qytetit, le t’i referohemi përcip-
tazi dy rasteve: Për ngritjen e Qe-
ndrës Orthodhokse, Liceut Kishtar
etj., ju u interesuat dhe bletë dhe
në vijim restauruat një kompleks
godinash karakteristike, kur do të
mund të ishit orientuar në zona të
tjera të qytetit për zgjidhje. Gjitha-
shtu, në një periudhë kohore, ku
askush nuk mund të mendonte për

restaurime, qysh prej vitit 1994,
ndërmorët iniciativën që lidhej me
rehabilitimin e plotë të kishës sé
Taksiarkëve dhe asaj të Metamor-
fozës pak më vonë. Bëhet fjalë për
punime të avancuara dhe bashkë-
punime me studiues profesionistë
të sektorit.
Një hulumtim tjetër në terren do
të shpinte në një përfundim të
gjashtë, përsëri të hidhur me sektorin
e ndërtesave të karakterizuara si
monumente kulturore. Pas restau-
rimit, janë me dhjetëra kishat dhe
manastiret që përfshihen në këtë

botim, rreth të cilave u krijuan gru-
pe të sensibilizuara besimtarësh, që
i kanë dashuruar dhe kujdesen për
to. I mbështesin me lutjen e tyre.
Kjo jo vetëm nuk është lehtësisht e
kuptueshme, por përkundrazi, për-
bën pikën e dobët në lëmin e mo-
numenteve të kulturës. Kisha kom-
plekse të kësaj natyre rijetëzohen
qoftë me shërbesat adhuruese, me
panairet fetare, ashtu dhe me kam-
pingjet, me pelegrinazhet, me njësi-
të e vogla të zhvillimit agrar etj.
Do të doja në veçanti t’i refero-
hem edhe veprave të infrastru-
kturës, që Kisha Orthodhokse, pa
e pasur për detyrim, ka zhvilluar
këta 25 vjet në krahina të ndrysh-
me. Janë vepra të tilla, që shpesh-
herë kanë zgjuar dhe zgjojnë edhe
iniciativën dhe energjitë e banorëve
për të krijuar një tjetër perspektivë
për kushtet e jetesës në fshatrat e
tyre. Fshatra të izoluara dhe për vite
te braktisura, si Dhroviani, Bularati,
Klishari, Hllomoja, Nderani, Bulo
apo zona të tëra si Griazhdan – Ka-
rroqi, Pogoni etj., u rigjallëruan
menjëherë pas rehabilitimit të rru-
gëve apo ndërtimit të veprave ujë-
sjellëse me mbështetjen Tuaj eko-
nomike dhe kryesisht me nxitjen
tuaj ditë e natë.
Disa qindra metra katrorë ndër-
time, kilometra të tëra ujësjellësish,
burime financiare shumëmilionë-
she që u desh të grumbulloni si një
lypsar i botës për t’i realizuar, dhe,
pae tepruar, qindra e qindra njerëz
që gjetën punë dhe përmirësuan
aftësitë e tyre profesionale. U kri-
juan personazhe të mirëfilltë të biz-
nesit nga kjo veprimtari ndërtimore
që Ju avancuat. U tor ind social
përmes kësaj vepre. Këto dy volu-
me janë thjesht kode përmble-
dhëse. Hulumtuesi në të ardhmen
do të ketë punë të qëmtojë një më
një çdo rast. Kjo vepër ndërtimore,
që rreket të përfshijë botimi që
kemi në duar, 1 cili është vepër e
përsosur se është fryt dashurie, e
bën krenare Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë pas 25
vitesh të baritimit Tuaj të ndriçuar.
Rrugëtimi nga Liturgjitë Hyjnore
poshtë pemëve, në qiell të hapur,
gjatë verës së vitit 1991 e deri te
Katedralja këtu në krah dhe që nga
al apartament i ngushtë prej 60 m’,
te Stadiumi Dinamo, e deri te kjo
godinë bashkëkohore shkollore që
pret takimin tonë, ka qenë i gjatë.
Ndërkaq, dhurata më e rëndë-
sishme që 1 keni bërë kësaj Kishe
dhe grigjës së saj nuk janë godinat
apo çdo gjë tjetër lëndore: Është
fakti se për 25 vjet, gjithë ditët dhe
gjithë orët qëndruat pranë nesh,
mes nesh. Me një përkushtim të pa-
krahasueshëm dashurie dhe vetë-
sakrifikimi. E megjithatë, shteti dhe
qeveritë, duke bërë një padrejtësi
të madhe ndaj gjithë komunitetit
Orthodhoks, ua refuzojnë prej vi-
tesh dhënien e nënshtetësisë. Por
nuk ka rëndësi. Fortlumturi, prej
vitesh tanimë jeni regjistruar në
gjendjen civile të zemrave të qindra
fëmijëve dhe të rinjve që studiojnë
në shkollat pararojë që keni the-
meluar dhe i mbani, në shpirtrat e
mijëra besimtarëve që luten në
kisha që këto treva dhe komuniteti
1 tyre as në ëndrrat më entuziaste
nuk mund t’i imagjinonte.
Fjala në prezantimin
e botimit “Vepra ndërtuese
në Mitropolinë e Gjirokastrës”

3