EmailFacebookKontakt

Me martirizimin e tij bashkoi përjetësinë me botën

Cilido që ndërmerr iniciativën
për të folur për personalitete të cilat,
gjatë rrjedhave kohore, kanë për-
caktuar përfundimisht zhvillimet,
nuk mund t’i shmanget njëkohë-
sisht një dileme dhe një detyrimi: të
studiojë që në krye të herës infor-
macionin e akumuluar ose të ndje-
kë shtegun e vështirë të kërkimit,
me shpresën e fshehur të zbulimit
të elementeve të reja. Të dytën e
konsideroj detyrim më të rëndë se
të parën, e cila nuk u referohet ve-
tëm shkencëtarëve të specializuar,
por edhe të gjithë atyre, vëzhgimi
depërtues i të cilëve tek e kaluara i
shton dijes pastërtinë e rigjykimit,
element i domosdoshëm për vetë-
dijen personale dhe kolektive.
Kategorisë së këtyre perso-
nave i takon edhe personaliteti
karizmatik i Kozmait të Etolisë
(1714-1779), që në shekullin e 18-
të, vendimtar për ndryshimet e
mëdha, u vu në krye të përpjekje-
ve për rilindjen morale, shpirtërore
dhe shoqërore të popullsive të kri-
shtera orthodhokse të Gadishullit të
Ballkanit, të cilat ishin nën sklla-
vërinë otomane. Nënshtrati histo-
rik i ideve të tij nuk ishte përmby-
sja finale e regjimit feudal otoman
– historia nuk e kishte caktuar si
mision këtë detyrë – por ruajtja dhe
përforcimi i besimit të krishterë
orthodhoks si armë ideologjike e
mbijetesës së rajave ndaj mysli-
manizmit mbizotërues të pushtue-
sit turk.
Për përhapjen e ideve të tij
hieromonaku Kozma (Çoban-
Babai i shqiptarëve), përvetësoi
veçantinë historike të dikotomisë
(ndarjes) së shoqërisë otomane në
besimtarë të privilegjuar (mysli-
manë) dhe në jobesimtarë vasalë
(të krishterë), që në thelb pasqy-
ronte marrëdhëniet e pushtuesit
me të pushtuarin. Kjo ndarje sho-
qërore, në bazë të besimit fetar,
ndikoi në mënyrë përcaktuese në
zhvillimin e popujve të krishterë
orthodhoksë të Ballkanit. Sklla-
vëria politike dhe shoqërore për-
ftoi formën e nënshtrimit fetar dhe
kryqi nga simbol fetar u bë simbol
për përmbysjen e skllavërisë oto-
mane. Përballë fesë së pushtuesit,
atë Kozmai lartësoi me predikimin
e tij epërsinë e besimit orthodhoks
të krishterë të të pushtuarve, duke
i pasuruar në këtë mënyrë idetë e
tij me një përmbajtje më të gjerë.
Për këtë arsye edhe përpjekja e tij
kundër myslimanizimeve ishte një
nga kapitujt më të shkëlqyer dhe
më pozitivë të veprimtarisë së tij.
Përpos të tjerave, në emër të be-
simit të krishterë orthodhoks, i pa-
ri që e mbrojti atdheun e tij është
heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj
Kastrioti (Skënderbeu). Për këtë
është karakteristike përmbajtja e
epigrafit në përkrenaren e tij të
famshme, që gjendet e ekspozuar
në Muzeun e Vjenës dhe teksti i
fjalimit të tij para Papa Pavlit të
Dytë në Romë në lidhje me syni-
min e pushtuesit turk “të shkatërro-
jë Kryqin dhe të lartësojë gjysmë-
hënën mbi Kapitolin”.
Interesim të veçantë paraqet
nxitja e hieromonakut Kozma për
popujt orthodhoksë jogreqisht-
folës të Ballkanit (vllahofonë,
shqiptarofonë, sllavofonë, turko-
fonë) të “arsimohen greqisht”.
Fjalët e tij origjinale, nga Prediki-
mi i 5-të, janë këto: “…të arsimoni
fëmijët tuaj të mësojnë greqisht,
sepse Kisha jonë është në greqisht
(gjuha). Dhe në qoftë se nuk arsi-
mohesh greqisht, vëlla, nuk mund
t’i kuptosh ato që predikon Kisha
jonë…”. Disa e shtrembëruan këtë
pasazh si më poshtë: “Mësojini
fëmijët tuaj të flasin gjuhën greke,
sepse Kisha dhe kombi ynë janë
grekë…”. Nga ballafaqimi i të dy
teksteve bëhet menjëherë i kap-
shëm shtrembërimi barbar që
kishte si qëllim ndryshimin dhe

– Fjala e Mihalis Pantullas
gjatë prezantimit të librit për Shën Kozmain –
“Me martirizimin e tij bashkoi përjetësinë me botën”
(vijon në faqen 8)

cenimin e përmbajtjes reale të
fjalës së shën Kozmait, me qëllim
që lexuesit të arrijnë në përfundi-
me të gabuara. Për arsye propa-
gandistike, këtë frazë ia kanë atri-
buuar atë Kozmait. Por fjala komb
mungon totalisht nga fjalori i tij,
ndërsa fjalën gjini (jenos) e përdor
vetëm kur i referohet gjinisë njerë-
zore ose gjinisë së orthodhoksëve
të krishterë. Të gjithë ata që falsi-
fikuan këtë frazë, e dinë gjitha-
shtu se fjalën “grek” hieromonaku
Kozma nuk e ka përdorur asnjë-
herë në kuptimin e përkatësisë ko-
mbëtare. Është karakteristik frag-
menti i mëposhtëm nga predikimi
i tij: “Nuk jeni grekë, nuk jeni
afetarë, heretikë, jobesimtarë, por
jeni besimtarë të krishterë ortho-
dhoksë”.
Nga sa u përmendën më sipër,
themeli i arsyetimit të këmbëngul-
jes së tij, që njerëzit e rinj “të stu-
diojnë greqisht”, përmblidhet në
frazën që e takojmë në shumë
fragmente të predikimit të tij:
“dhe, në qoftë se nuk arsimohesh
në greqisht, vëlla, nuk mund t’i
kuptosh ato që kumton Kisha
jonë”. Pa këtë arsyetim konkret,
nxitja e atë Kozmait do të dukej se
binte në kundërshtim me parimet e
tolerancës liberale. Rrjedhimisht,
është më se e qartë se përparësi
për të ishte pohimi i besimit të kri-
shterë orthodhoks. Dhe, përderisa
të gjitha shkrimet e shenjta ishin të
formuluara në gjuhën greke, kjo e
bënte atë një element vendimtar të
përpjekjes ideologjike për ndaljen e
islamizimit.
Për këtë ia vlen të studiohet me
kujdes libri “Jeta dhe Predikimi i
neomartirit dhe hierapostullit shën
Kozma”, i Kristofor Kisit, episko-
pit të arsimuar greqisht në Sinadhë
dhe më vonë Kryepiskop i Tiranës
dhe Gjithë Shqipërisë (1937-1949).
Nga epilogu i përkryer i këtij libri
(botim i vitit 1931), po paraqes një
fragment të shkurtër. “Në ato kohë
të vështira të frikës, ai (Kozmai)
me mundime të mëdha dhe rrezi-
qe që nuk përshkruhen dot, udhë-
toi nga njeri cep në cepin tjetër të
Shqipërisë, duke shpërndarë dritën
kudo dhe duke ndihmuar dhe
forcuar popullin e dëshpëruar me
predikimet e tij të shkëlqyera. Me
këtë veprimtari të tij ai arriti ta
ruante dhe ta shpëtonte besimin. Ia
arriti duke hapur kudo shkolla dhe
duke bindur popullin që t’i ruante
me çdo sakrificë. Nga arritjet e tij,
kjo është më e shkëlqyera… Uroj-
më që ky personalitet kaq ndriçues
të qëndrojë gjithmonë krah nesh,
për të na kujtuar përmbajtjen e lartë
të besimit, qe është humanizmi dhe
sakrifica, drita dhe përparimi”.
Kozmai i Etolisë, për kohën që
jetoi, la gjurmë në ndërgjegjen e të
gjithëve, të krishterëve dhe të mys-
limanëve, si udhërrëfyes i emanci-
pimit të tyre shpirtëror dhe jo vetëm.
Për sa u përket shqiptarëve, është
për t’u shënuar se Fan Noli në
kalendarin e festave, që botoi në
Amerikë më 1947, nuk është se
thjesht e liston festën e Shën
Kozmait (Shën Kozmai i Beratit),
si një nga festat më të rëndësishme
të Kishës Orthodhokse, por refe-
rimin e tij e shoqëron me tropare
që i kompozoi vetë në shqip për
nder të shenjtorit. Në këto tekste
poetike e karakterizon “lipsanin
çudibërës” të atë Kozmait “thesar
të pallogaritshëm të Beratit” dhe
vetë atë “mburrje të monastëve”,
që “e nderoi dhe e lavdëroi Kishën
dhe e stolisi altarin e saj si kuadër
liturgjik i saj”.
Dhe diçka të fundit. Sipas dësh-
mive të derisotme, tejbartja e lipsa-
neve të shën Kozmait (gusht 1813),
ngritja e manastirit që mban emrin
e tij në Kolkondas të Fierit (1814-
1815), pikturimi i lipsanotekës së
argjendtë për vendosjen e kokës së
tij dhe litania mbresëlënëse e lip-
sanit nga Kolkondasi në Janinë
(1919?) u dedikohen veprimeve të
Ali Pashait. Me kombësi dhe fe
tjetër, ai është i pari që i dedikoi
nderime shenjtorit Kozma të Eto-
lisë. Shenjtërimi i tij nga Patriarka-
na Ekumenike u bë më 1961, 182
vjet pas martirizimit.
Është e pranueshme nga të gji-
thë, me të drejtë, se harresa është
(vijon nga faqja 7) shprehja me e keqe e mosmirë-
njohjes, sidomos kur bëhet fjalë për
persona, përkujtimi i të cilëve na
çon drejt qëndrimesh trimërore.
Rrjedhimisht, pasqyrimi i per-
sonalitetit të atë Kozmait në faqet
e këtij libri, përtej shprehjes së
nderimit dhe të mirënjohjes, bën që
të merret edhe si antidot harrese
dhe rizgjim kujtese. Dhe, sipas
mësimit që kemi trashëguar nga e
kaluara, se pas personalitetit, që te
popujt nënkuptohet emri, karakte-
rizojmë shpirtin, fjalimet e këtij
Predikuesi të Shenjtë në grumbu-
llimet para masave të gjera po-
pullore për të respektuar të parin
(emrin) dhe të mos ndotin të dytin
(shpirtin), kishin jehonë të gjerë.
Sot mund të numërojmë ato çka
arriti të ruante me praninë dhe me
veprën e tij në krahinat që udhëtoi,
por edhe të hamendësojmë se çfa-
rë do të ndodhte në mungesë të tij.
Vetë shën Kozmai i Etolisë, du-
ke ecur në rrugët e përgjegjësisë
me vizionin e mësuesit, trimërinë e
rilindësit popullor dhe me pathosin
e së vërtetës, si shprehje e sakri-
ficës dashurore ndaj popullsive të
robëruara të krishtera orthodhokse
të Ballkanit, e ruajti personalitetin
dhe shpirtin e tyre të pacenuar dhe
me martirizimin e tij e bashkoi për-
jetësinë me botën.

3