EmailFacebookKontakt

Mbledhje dhe ndarje ndihmash për njerëzit në nevojë me rastin e Krishtlindjes

Të enjten, dt. 29 dhjetor 2016, Mitropolia e Gjirokastrës shpërndau
rreth 100 pako me ushqime për rezidentët e burgut të Tepelenës. Në
takimin e ngrohtë që pati me drejtorin e burgut, atë Joan Mërkuri i
shprehu gatishmërinë e Kishës Orthodhokse për të kontribuuar jo ve-
tëm me ndihma materiale, por edhe me mbështetje shpirtërore për të
burgosurit, sipas fjalës së Zotit “isha në burg dhe më vizituat”.
Drejtori falënderoi Kishën për ndihmën e saj të vazhdueshme dhe thek-
soi nevojën për Fjalën e Perëndisë që kanë të burgosurit për të mbajtur
të gjallë shpresën në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri pas daljes
nga burgu.
Më 28 dhjetor 2016, një grup të rinjsh orthodhoksë të Elbasanit dhe të
zonës së Gjinarit, të drejtuar nga Mitropolitit i Elbasanit, Imzot Andoni
dhe atë Petro Halili, bënë një vizitë në qendrën e kujdesit social “Balashe”,
në qytetin e Elbasanit. Të rinjtë kishin përgatitur një program me rastin e
festave të fundvitit.
Në fund, për qendrën u dhuruan pajisje kuzhine për të gjithë ata që
trajtohen aty çdo ditë. Këto lloj vizitash tashmë janë një traditë që do të
vazhdojë edhe në të ardhmen.
Me rastin e Krishtlindjes, Kryepiskopata e Tiranës, Mitropolia e
Korçës dhe Mitropolia e Beratit shtruan dreka për njerëzit në nevojë, të
cilët disa herë në javë, gjatë gjithë vitit, marrin ushqim nga mensat
“Shërbimi i Dashurisë”.
Më 23 dhjetor 2016, të rinj orthodhoksë dhe klerikë të enorive të
Durrësit vizituan përsëri Qendrën e Zhvillimit Rezidencial të qytetit, kë-
saj here për të çuar atje gëzimin e Krishtlindjes. Ata shpërndanë edhe
disa dhurata me veshje dhe sende personale, të cilat u mundësuan me
paratë e ofruara nga disa besimtarë nga SHBA.
Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikollës,
në Katedralen e Shën Gjergjit – Fier, në dy të diela rresht, besimtarët
orthodhoksë dhuruan të holla dhe produkte ushqimore për njerëzit në
vështirësi ekonomike. Grupi i grave orthodhokse i qytetit mori përsipër
përgatitjen dhe shpërndarjen e pakove.
Me një fond të dhuruar nga Kryepiskopi Anastas, në qytetin e Kavajës
u organizua dreka e Krishtlindjes në dy institucione të këtij qyteti: në
Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Institutin e Riedukimit të të Miturve.
Mbledhje dhe ndarje ndihmash
për njerëzit në nevojë me rastin e Krishtlindjes

3