EmailFacebookKontakt

Mbi 11.000.000 euro të përdorura nga Kisha Orthodhokse për restaurimin e monumenteve të kulturës

Në mbrëmjen e datës 15.10.2015, në seancën e Kuvendit të
Shqipërisë, gjatë debatit për veprimin arbitrar të shembjes së Kishës
së shenjtë të Shën Athanasit në Dhërmi, midis të tjerave, u tha nga ana
e Kryeministrit se: “të paktën, këto dy vitet e fundit, Kisha Orthodhokse
e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë lek për restaurimin e kishave
ortodokse”. Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore
e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin
e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë
situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi
në mënyrë objektive opinionin publik.
Jemi të detyruar të rikujtojmë se, megjithëse Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë nuk i kanë kthyer pronat e saj dhe pavarësisht
se është përballur me probleme ekonomike, arriti të grumbullojë për
këtë qëllim nga donatorë të ndryshëm në mbarë botën, mbi 11 milionë
euro dhe me to ka restauruar mbi 60 manastire dhe kisha të shenjta-
Mbi 11.000.000 euro të përdorura
nga Kisha Orthodhokse për restaurimin e monumenteve të kulturës
(Vijon në faqen 2)

monumente kulture – në zona të ndryshme të Shqipërisë. Midis këtyre
po përmendim manastiret e: Shën Jorgjit në Çukë, Shën Dhimitrit në
Qeparo, Lindjes së Hyjlindëses në Ardenicë, Fjetjes së Hyjlindëses në
Zvërnec, Shën Nikollës në Cepo, Fjetjes së Hyjlindëses në Kakome,
Shën Joan Pagëzorit në V oskopojë, Shën Joan Vladimirit në Elbasan
etj. Janë restauruar dhe kisha madhështore, si ajo e: Eleusës në Përmet,
Kryeengjëjve në Gjirokastër, Shën Nikollës në Grabovë, Shën e Premtes
në Kavajë, Shën Spiridhonit në Berat, Shën Gjergjit në Libofshë etj.
Kjo vepër për mbi 22 vjet ndodhet e dokumentuar në informacione
të përsëritura në gazetën “Ngjallja”, në kalendarët kishtarë etj. Më
tepër informacion në lidhje me këto fakte, çdokush mund të gjejë edhe
në botimet e mëposhtme: “Lynette Hope, Resurrection. The Ortho-
dox Autocephalous Church of Albania 1991-2003 , Restaurimi i
Kishave Orthodhokse – Monumente Kulture në Shqipëri , Tiranë,
2005; Vepra ndërtuese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë gjatë viteve 1992-2012. V olumi I. Tiranë, 2012; Vepra
ndërtuese. Përzgjedhje e vëllimit II dhe III, Tiranë, 2014; “Vepra
ndërtuese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë
viteve 1992-2012. Volumi II, Tiranë, 2015, për monumentet e
Mitropolisë së Gjirokastrës; Ringritja e Kishës Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë (1991-2012), Tiranë, 2014.
Sa i takon shembujve të përmendur, është e domosdoshme të bëhen
dy sqarime: Kisha e Shën Athanasit në Karavasta është restauruar në
vitin 1999, shumë kohë më parë se të interesohej z. deputet, dhe u
shpenzuan nga Kisha 54.830 USD. Në Vuno është realizuar restaurimi
i parë i kishës së Shën Spiridhonit me një shpenzim prej 130.000 USD
gjatë viteve 1998-1999, e cila u shkatërrua për shkak të pamundësisë
së ruajtjes së kishës nga autoritetet shtetërore. Plani për restaurimin e
kishës së Mesopotamit në Sarandë u hartua nga Zyra Teknike e Kishës.
Por nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vështirësia e mbledhjes së
fondeve gjatë dy viteve të fundit, lidhet me faktin se kostot e restaurimeve
të mëparshme të Kishës (11 milionë euro), u rënduan edhe me taksën
e 20%-shit, që paguan firmat që morën përsipër realizimin e veprave
(duke ndihmuar kështu në fuqizimin e buxhetit të shtetit). Edhe ky fakt
i ka dekurajuar donatorët.
Është i çuditshëm fakti se i gjithë ky kontribut i jashtëzakonshëm i
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto vite për kulturën,
lihet në heshtje gjatë informimit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.
Fatmirësisht, monumentet e restauruara, me praninë e tyre
madhështore, përgënjeshtrojnë informacionet e pasakta dhe akuzat e
padrejta kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga
cilido drejtim të vijnë ato.
16.10.2015
Nga Kryepiskopata e Hirshme
Mbi 11.000.000 euro
të përdorura nga Kisha
Orthodhokse për restaurimin
e monumenteve të kulturës
(Vijon nga faqja 1)

3