EmailFacebookKontakt

Masakër ndaj studentëve të krishterë në Kenia

Masakër ndaj studentëve të krishterë
në Kenia
Kenia mban zi për vdekjen e 150 personave në sulmin e kampusit
universitar nga grupi terrorist i Al-Shabab. Katër milicë Al-Shabaab
sulmuan të enjten, 2 prill, një kampus universitar në qytetin veriperëndimor
Garissa, ku vranë 150 veta dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, shumica
rëndë. Në masakrën në Garissa milicët vranë qëllimisht studentë të
krishterë. Qyteti ndodhet rreth 200 kilometra larg kufirit somalez. Sulmi
drejtohej kundër pjesëmarrjes së Kenias në një forcë paqeruajtëse
afrikane, që përpiqet për stabilizimin e gjendjes në Somali.
Burimet inteligjente kishin dijeni mbi një sulm të mundshëm terrorist
në një shkollë ose në një universitet, por institucionet i kishin neglizhuar
këto paralajmërime serioze duke mos rritur nivelin e sigurisë. Ndërkohë,
Al-Shabab, grup që vepron në Somali, ka kërcënuar për “një luftë të
gjatë dhe të ashpër” kundër Kenias.
Nga ana tjetër, dëshmitarët, me rrëfimet e tyre, e bëjnë këtë masakër
akoma më tronditëse, ndërsa tregojnë sesi sulmuesit i vrisnin studentët,
duke ndarë veç të krishterët, dhe vazhdonin ta bënin këtë gjatë gjithë
kohës. Sipas atyre që mundën të shpëtonin, duke u lyer me gjakun e
trupave të vrarë të miqve të tyre e duke u hequr si të vdekur, atentatorët
e njihnin shumë mirë kampusin, si dhe merrnin udhëzime nëpërmjet
telefonit për veprimet e tyre.

3