Eleni Mahankova lindi në qyte-
tin Barnaul të Siberisë më 18 gusht
1977. Si shumë bashkëpatriotë të
saj, shkoi në Turqinë e Jugut për të
punuar në resortet turistike, të cilat
vizitohen çdo vit nga miliona rusë.
Ishte llogaritare dhe e bukur. Atje
u njoh me një vendas dhe u martua,
sipas zakoneve, në xhami. Familja
e saj në Rusi ishte ateiste. Tani ba-
shkëshorti e shikonte si myslimane
dhe ishte krenar për të, ndërsa ajo
ndiente neveri për të shoqin, kur ai
gëzohej se fundamentalistët thernin
të krishterë në Siri. Shumë mike-
sha të saj ruse shkonin në kishën e
vetme që funksionon në jug të Azi-
së së V ogël, në qytetin fqinj. Ana,
një nga këto mikesha, drejtonte
korin e kishës.
Edhe Eleni filloi të shkonte në
kishë; mësonte si të lutej, çfarë
ndodhte në Liturgjinë Hyjnore. Kjo
gjë nuk i pëlqeu aspak të shoqit.
Ishte data 6 janar 2013. Ai e rrahu
dhe ajo iku nga shtëpia e shkoi tek
Ana. Shkonin bashkë në kishë. E
ndërsa në shpirt ndiente ndryshi-
min, mërzitej sepse nuk ishte e
pagëzuar. Admironte dashurinë që
tregonin për të prifti dhe besimta-
rët. Ana i tha se duhej të pagëzohej
dhe ajo pranoi. Prifti i dha udhë-
zime se si duhej të shkonte në ki-
shë, si të lutej dhe i caktoi të lexon-
te Ungjillin. Me mikeshat e saj di-
skutonin shumë për besimin, mar-
tirët e shenjtë dhe i dëgjonte të gji-
tha me vëmendje. Pastaj shkoi në
Rusi, te familja e saj, ku qëndroi
dy javë. Edhe atje shkoi në kishë.
Bleu dhe disa ikona e i solli në shtë-
pi. Iu ankua prindërve përse nuk e
kishin pagëzuar. Nëna i tha se ata
jetuan si ateistë, por ajo le të pagë-
zohej përderisa e dëshironte këtë
gjë. I dha edhe një medaljon me
ikonën e shën Serafimit të Sarovit.
Më 8 mars 2013 u kthye në Turqi
dhe qëndroi në shtëpinë e Anës.
Ditën tjetër, duke shkuar në punë,
takoi të shoqin i cili i pa medaljonin
dhe e pyeti nëse kishte ndryshuar
fenë. Ajo i tha se po. Ai nisi ta fyejë
dhe të blasfemojë. E takonte çdo
ditë pas punës dhe e kërcënonte
ose e merrte në telefon dhe i thoshte
se do ta vriste. Eleni lutej me sho-
qen e saj Ana, pinte çdo mëngjes
ajazmë, takohej rregullisht me prif-
tin. Do të pagëzohej në Pashkë,
ishte java e të Lidhurit të Djathit.
Më 15 mars i tha Anës një
ëndërr që kishte parë gjatë natës:
“Pas një dritareje të madhe të ha-
pur qëndronte një njeri shumë i mirë
dhe me shikim të ëmbël. Elena iu
afrua dhe pa pranë tij shumë kaf-
shë të bukura dhe detin. Ai i tha:
“Eja tek unë, bija ime”, dhe e përqa-
foi duke i dhënë paqen e tij”. Ajo u
qetësua, sepse i shoqi e kishte kër-
cënuar atë mbrëmje në telefon dhe
kishte frikë të shkonte në punë.
Ana na tregoi se ato u lutën, pinë
ajazmë dhe Eleni iku duke bërë
kryqin. Më vonë, në orën 3:00, i
telefonoi Anës dhe i tha se i shoqi
Martirja e re e Krishtit, Eleni Mahankova
Hieromonaku Theologos
kishte kërkuar ta takonte, sikur të
mos kishte ndodhur gjë. Më vonë i
tha mbesës së tij se do të dilte ta
takonte. “Le të bëhet ç’të bëhet”,
– u tha atyre. Këto ishin fjalët e saj
të fundit. Ai e futi në shtëpi dhe e
theri me thikë. Në polici deklaroi:
“Këtë kisha si ofertë për Allahun”.
Eleni u varros në vendlindjen e
saj, në Rusi. Le të jetë i përjetshëm
kujtimi i saj bashkë me të gjithë
neomartirët.