EmailFacebookKontakt

Martiri i shenjtë Konstandin, princ i Gjeorgjisë (842)

Shën Konstandini ishte një
zotëri i pasur dhe i fuqishëm i
mbretërisë së Ivirit (Gjeorgji), në
epokën e regjencës së shën Theo-
dhorës (842-856). Virtytet e tij, për-
kushtimi, dashuria për të varfrit
dhe dhembshuria për mëkatarët e
kishin bërë njeriun më të ndritur të
atyre anëve. Gjatë një pelegrinazhi
në Vendet e Shenjta, ai shpërndau
lëmoshë nëpër kisha, në manasti-
re dhe në të krishterë të varfër dhe,
kur u kthye, vendosi të qëndronte
në lutje të vazhdueshme. Ishte 85
vjeç kur arabët pushtuan Gjeorgjinë,
dhe vranë shumë të krishterë, duke
filluar kështu një persekutim të
egër. Shën Konstandini ishte një
nga të krishterët e parë që u kap
dhe u çua në Tiblis. Duke i duruar
me gëzim mundimet e burgut, u
shkroi shumë murgjve për t’u lutur
për të: nuk synonte të lirohej, por
të duronte mundimet me durim.
Kur e nxorën para Bugha-Pashait,
i cili krenohej për fitoret, Konstan-
dini shpalli se ato nuk i ishin dhënë
atij si shpërblim, por se ishin më
tepër një ndëshkim për mëkatet e
të krishterëve. Pas disa ditësh, e
ngarkuan me zinxhirë të rëndë
dhe e çuan në Samara, kryeqytet
i Abasidës, pranë kalifit Al-
Mutavakil (847-861). Ky i propo-
zoi të mohonte besimin e tij, që të
shpëtonte jetën dhe të nderohej.
Por shenjti iu përgjigj sovranit se
mundohej më kot dhe se kishte pu-
shtet mbi trupin, por jo mbi shpirtin,
të cilin ia kishte dhënë Mbretit të
Qiellit dhe të Tokës, i cili ka pushtet
mbi jetën dhe mbi vdekjen. Duke
përmendur besimin e arabëve, ai tha:
“Bijtë e Agarit, në kërkim të dijes
së poshtme (…) nuk e njohën
udhën e urtësisë, nuk i kujtuan
shtigjet e tij” (Baruk 3.2). Kur i
dëgjoi këto fjalë, kalifi shpërtheu
në zemërim dhe urdhëroi ta hidh-
nin shenjtin në një birucë të errët. I
dërguan dy oficerë ivirë, të cilët,
pasi i kishin zënë robër gjatë luftës,
kishin mohuar besimin dhe ishin
Martiri i shenjtë Konstandin,
princ i Gjeorgjisë (842)
falur e shpërblyer nga kalifi. Ata i
thanë: “Mos ji kokëfortë, sepse
kështu do të humbësh. Edhe ne
jemi të krishterë, por ishte e pa-
mundur të kundërshtonim, dhe tani
ja se si nderohemi. Sa për jetën e
përjetshme, kush e di?”. Shenjti i
largoi nga vetja me përçmim, duke
deklaruar se ai vetë do të ruante
porositë e Perëndisë. Pastaj shtriu
duart drejt qiellit dhe iu lut Zotit ta
ndihmonte dhe, përderisa e kishte
rrëfyer para njerëzve, edhe ai të
dëshmonte për të para Atit qiellor
(Matth. 10:32). Dhe vazhdoi lutjen
me himne e psalme, pa u dhënë
rëndësi talljeve të dy mohuesve të
besimit. Këta shkuan dhe ia ra-
portuan të tëra kalifit, i cili i ngarkoi
me detyrën për të proceduar vetë
në ekzekutimin e bashkatdhetarit të
tyre. Por tradhtarët ishin të pa-
fuqishëm për ta bërë këtë, ndaj një
shërbëtor i kalifit ia preu kokën
Konstandinit (10 nëntor 853) dhe ia
solli sovranit në një tabaka, si atë
të shën Joan Pararendësit. Të gjithë
të pranishmit panë shpirtin e Kon-
standinit të ngrihej nga engjëjt në
vendin e prehjes. Kur perandore-
shë Theodhora mësoi për marti-
rizimin e Konstandinit, u dërgoi le-
tër fëmijëve të tij, për t’i nxitur të
imitonin burrërinë e tij.

3