EmailFacebookKontakt

Martiri i shenjtë, i madh e i lavdishëm Dhimitër Mirovliti

Shën Dhimitri jetoi në Selanik gjatë sundimit
të Galer Maksimianit (rreth 306). Rridhte nga
një ndër familjet më aristokrate të provincës
së Maqedonisë dhe të gjithë e çmonin, jo ve-
tëm për origjinën e tij fisnike dhe paraqitjen e
hirshme, por edhe për virtytin, mençurinë dhe
mirësinë. Edhe pse i ri, e zotëronte mirë artin
ushtarak, ishte graduar nga Galeri, që atëherë
ishte cezar i perandorisë së Lindjes, gjeneral i
ushtrive të Thesalisë dhe kryekonsull i Greqisë.
Por këto pozita nuk e bënë që të humbiste kup-
timin e gjërave më thelbësore. Zemra e tij ishte
prekur nga besimi te Krishti dhe e shpërfilli
lavdinë e botës. Pjesën më të madhe të kohës
e kalonte duke mësuar dhe interpretuar pu-
blikisht Fjalën e Perëndisë. Fjala e tij ishte bi-
ndëse, dhe vetë jeta e tij ishte një zbatim në
praktikë i drejtësisë, paqes, dashurisë për vë-
llezërit, madje një numër i madh paganësh u
bënë të krishterë, me gjithë persekutimet e
ashpra që kishte nisur perandori kundër të
krishterëve.
Perandori Maksimian po korrte fitore bri-
lante kundër skithëve. Kur kthehej nga Roma,
ndaloi në Selanik që ta mblidhte turmën për
t’u ofruar idhujve. Disa paganë, xhelozë për
suksesin e fjalës së Dhimitrit, përfituan nga
ardhja e perandorit në qytet dhe e denoncuan
shenjtin te perandori si të krishterë. Çudia e
këtij të fundit u shndërrua në zemërim të fu-
rishëm kur mori vesh se Dhimitri i besonte
Krishtit dhe se predikonte me sukses duke
shfrytëzuar vendin e tij në asambletë zyrtare.
E arrestoi dhe e futi në një qeli të ngushtë e të
errët, në pjesën e nëndheshme, të pistë të një
banje. Një akrep iu afrua te këmba për ta
pickuar, por e dëboi me shenjën e kryqit. E
lanë të vetëm mes lagështirës dhe erës së keqe.
Nuk i bënë aspak përshtypje këto, por, i
mbushur me gëzim mendonte kungimin e afërt
me pësimin shpëtimtar të Krishtit; por duhej të
priste deri në fund të festimeve të organizuara
me rastin e triumfit të perandorit, që të reali-
zohej martirizimi i tij.
Siç e kishte zakon në të tilla raste, Maksi-
miani kishte organizuar në amfiteatër lojëra me
gladiatorë. Kishte sjellë me vete një burrë vigan,
me fuqi herkuli që quhej Lie, nga fisi i vanda-
lëve. Ishte kaq i fortë dhe i shkathët, sa askush
Martiri i shenjtë, i madh e i lavdishëm
Dhimitër Mirovliti
nuk i kishte rezistuar i vetëm ballë për ballë.
Nestori, një djalosh i ri i krishterë, si pa kre-
narinë e kotë që kishte perandori përkrah atij
vigani, vendosi t’i tregonte se vetëm Krishtit i
përket fuqia e vërtetë. Shpejtoi te Dhimitri dhe
i kërkoi lutjen dhe mbrojtjen kur të ndeshej
me gjigantin. Shenjti i bëri mbi ballë shenjën e
kryqit dhe e dërgoi si Davidi përballë Goliathit
(I Sam. 17). U paraqit në amfiteatër, ndërsa tur-
ma brohoriste për Lieun. Nestori u afrua para
perandorit, hoqi tunikën dhe tha: “Perëndi i
Dhimitrit, eja më ndihmo!”. Që në hapin e parë,
kur vigani e mbërtheu djaloshin, ai lëvizi dhe i
nguli kamën në zemër për vdekje. Të gjithë u
shtangën nga kjo skenë dhe pyetën se si barbari
ra menjëherë përtokë nga fuqia e një fëmije.
Ndërsa perandori ziente nga tërbimi, u ngrit
dhe dha urdhër t’ia prisnin kokën Nestorit ja-
shtë qytetit.
Maksimiani kishte dëgjuar nga goja e
Nestorit për Dhimitrin dhe mendoi se mos
shenjti kishte bërë ndonjë magji, ndaj urdhëroi
rojat ta vrisnin me heshta atje ku ishte, në bur-
gun e nëndheshëm, pa gjyq. Disa të krishterë
ishin të pranishëm kur e ekzekutuan shenjtin.
Ata pritën derisa ushtarët u larguan dhe e va-
rrosën trupin e tij me
devotshmëri. Lupi, shër-
bëtori i shën Dhimitrit,
ishte edhe ai i pranishëm
para se ta varrosnin, mo-
ri tunikën e martirit, të la-
rë me gjakun e tij dhe vuri
në gisht unazën mbretë-
rore që mbante. Me anën
e këtyre të dyjave, Lupi
kreu shumë mrekulli dhe
shërime. Kur e mori vesh
këtë gjë, Maksimiani i
dërgoi ushtarët t’ia pris-
nin kokën edhe shërbë-
torit besnik të shenjtit.
Perëndia bëri që të
buronte miro shëruese
nga trupi i shenjtit. Që
1600 vjet më parë, shu-
më herë shën Dhimitri ka
shfaqur dashamirësi për
qytetin e Selanikut dhe
banorët e tij. I ka mbrojtur nga mësymja e
barbarëve, i ka shpëtuar nga epidemitë dhe
zitë e bukës, ka shëruar të sëmurë dhe ka ngu-
shëlluar të pikëlluar. Çuditë e tij janë aq shu-
më, saqë ai që do të guxonte t’i numëronte, do
t’i ngjante një njeriu të pamend që donte të
numëronte kokrrat e rërës.
Në të njëjtën ditë, kremtohet kujtimi i
transferimit të ikonës së shën Dhimitrit nga
Selaniku në manastirin e Pantokrat orit në
Konstandinopojë, e cila më parë ishte ve-
ndosur brenda arkivolit të tij.
Kur perandori Manuel Komnini u nis për
të luftuar në Sicili (1149), Josifi, igumeni me zë
i manastirit të Pantokratorit, e takoi në një
fshat afër Selanikut dhe i kujtoi premtimin që
kishin bërë të parët e tij për t’i dhuruar mana-
stirit të Pantokratorit ikonën mrekullibërëse
që gjendej brenda arkivolit të shën Dhimitrit
në Selanik. Perandori pranoi me gëzim dhe e
transportoi me madhështi ikonën deri në
Konstandinopojë. Atje u prit nga shumë murgj
e laikë, të cilët u gëzuan që tashmë, ashtu si
Selaniku, edhe ata do të kishin mbrojtjen e
martirit të shenjtë.

3