Gjatë persekutimit të Diokle-
cianit, një vajzë e re, e quajtur
Luçia, nga qyteti i Sirakuzës në
Sicili, shkoi bashkë me nënën e
saj për të vizituar varrin e shën
Agathisë në Katania, sepse e ëma
ishte e sëmurë rëndë nga një së-
mundje e pashërueshme gjaku.
Pasi iu lut nxehtësisht shenjtores
për shëndetin e së ëmës, Luçia
dremiti për një çast dhe pa Aga-
thinë që iu shfaq në ëndërr duke i
thënë: “Luçia, motra ime, përse
më kërkon mua atë që mund ta
fitosh fare mirë me anë të besimit
tënd? Nëna jote u shërua. Ti së
shpejti do të jesh lavdia e Sira-
kuzës, siç jam unë lavdia e Kata-
nias”. Kur u kthyen në shtëpi,
Luçia ia përkushtoi Zotit virgjë-
rinë e saj duke marrë për këtë
edhe miratimin e së ëmës dhe pri-
shi fejesën me një djalë nga një
familje e mirë. Ajo shiti pjesën e
pasurisë së saj të patundshme ba-
Martire Luçia nga Sirakuza (13 dhjetor)
shkë me gurët e çmuar, për t’ua
ndarë të varfërve – gjë që e zemë-
roi së tepërmi ish-të fejuarin e saj,
i cili nuk ngurroi ta denonconte si
të krishterë te Pas-
kasios, guvernatori
i Sirakuzës.
Duke u treguar e
palëkundur gjatë
gjykimit e duke
dashur të shkonte
sa më shpejt pranë
Zotit, Luçia i tha gu-
vernatorit: “Meqë
nuk kam më asgjë
tjetër për të blatuar,
ofroj veten time si
një blatë të gjallë te
Perëndia i Plotfuqi-
shëm. Falë teje, që
na torturon për t’i
pëlqyer perandorit,
ne po fitojmë një
gëzim të madh e të
përjetshëm”.
Guvernatori i pamëshirshëm
iu tha ushtarëve ta tërhiqnin zvarrë
me kanxha, po shenjtorja, porsi
një shkëmb i fortë, nuk lëvizi nga
vendi. Atëherë ata u përpoqën
ta tërhiqnin me litarë, madje për-
dorën edhe buajt që ta lëviznin,
por nuk arritën të bënin dot gjë.
Guvernatori, i dëshpëruar, e pye-
ti se çfarë lloj magjish po për-
dorte, dhe Luçia iu përgjigj: “Nuk
përdor magji; është pushteti i
Perëndisë që ndodhet brenda
meje, që po kryen këtë mrekulli”.
– “Po të doni, sillni edhe mijëra
veta, por përsëri nuk do t’ia dilni
mbanë të bëni diçka kundër me-
je, nëse kështu i pëlqen Perëndi-
së”. Ata ndezën një zjarr përreth
saj, por edhe ky nuk solli ndonjë
dëmtim për shenjtoren. Në fund
fare ia prenë kokën me shpatë
dhe shenjtorja e dorëzoi shpirtin
te Zoti, duke parashikuar me fry-
mën e saj të fundit paqen e Kishës
dhe fundin e perandorëve tiranë
Maksimian dhe Dioklecian.