EmailFacebookKontakt

Lutja, adhurimi i Perëndisë e shndërron depresionin në gëzim

Sipas shën Porfir Agjioritit
Shpeshherë ndodh që njeriu i
sotëm të ndiejë hidhërim, dësh-
përim, dembelizëm, plogështi,
mungesë dëshire për të bërë të
mirën dhe mund të bëjë gjëra
satanike. Të hidhërohet, të qajë,
të bëhet melankolik, të mos i
kushtojë vëmendje familjes, të
shpenzojë shumë para në psik-
analistë, të marrë ilaçe. Bota i
quan këto “pasiguri”. Sipas be-
simit tonë, këto gjëra vijnë nga i
ligu.
Dhimbja është fuqi shpirtërore
që Perëndia e vuri brenda nesh,
me destinacion që të bëjë të mirën,
të kthejë dashurinë, gëzimin, lu-
tjen. Në vend të këtyre, djalli ia
del mbanë, e heq këtë fuqi shpir-
tërore nga bateria e shpirtit tonë
dhe e përdor për të keqen, e kthen
në depresion dhe sjell në shpirtin
e njeriut plogështinë dhe munge-
sën e dëshirës për të mirën. E tor-
turon njeriun, e bën skllav të tij, e
sëmur psikikisht.
Ekziston një e fshehtë: duhet
shndërruar energjia demoniake në
energji pozitive. Është e vështirë
dhe nevojitet edhe njëfarë para-
përgatitje. Parapërgatitje është
përulësia. Me përulësinë tërhiq-
ni hirin e Perëndisë. Jepuni pas
dashurisë së Perëndisë, pas adhu-
rimit të Tij, pas lutjes. Por, edhe
nëse i bëni të gjitha, asgjë nuk keni
arritur, nëse nuk keni fituar përu-
lësi. Të gjitha ndjesitë e këqija,
pasiguria, dëshpërimi, zhgënjimi,
që mbizotërojnë në shpirt, largo-
hen me përulësi. Ai që nuk ka
përulësi, egoisti, nuk do që t’ia
presësh dëshirën, ta cenosh, t’i
tregosh se çfarë duhet të bëjë,
mërzitet, nevrikoset, ngre krye,
reagon, e pushton depresioni.
Kjo gjendje shërohet me anë
të hirit. Duhet që shpirti të kthehet
te dashuria e Perëndisë. Terapia
kryesore është dashuria e madhe
për Perëndinë. Shumë shenjtorë,
me anë të dashurisë për Krishtin,
e kthyen hidhërimin e madh në
gëzim. Pra, e merrnin këtë fuqi
shpirtërore, të cilën djalli donte ta
shkatërronte, dhe ia jepnin Perë-
ndisë dhe e shndërronin në gëzim
e ngazëllim. Lutja, adhurimi i Pe-
rëndisë e shndërron pak e nga pak
depresionin në gëzim, sepse vep-
ron hiri i Perëndisë. Këtu nevojitet
të kesh fuqinë për të marrë hirin e
Perëndisë, që do të të ndihmojë
të bashkohesh me Të. Nevojitet
art. Kur i jepesh Perëndisë dhe
bëhesh një me Të, do ta harrosh
frymën e keqe, që të tërhiqte pas
vetes dhe ajo, e përbuzur në këtë
mënyrë, do të largohet. Në va-
zhdim, sa më shumë që t’i ku-
shtohesh Frymës së Perëndisë, aq
më tepër nuk do ta shikosh prapa
teje atë që të tërheq nga pas. Kur
të tërheq hiri, bashkohesh me
Perëndinë. Dhe, kur bashkohesh
me Perëndinë dhe i jepesh Atij, të
gjitha të tjerat ikin, largohen, i ha-
rron dhe shpëton. Pra, arti i madh,
e fshehta e madhe, që të çlirohesh
nga depresioni dhe të gjitha gjërat
e tjera negative, është t’i jepesh
dashurisë së Perëndisë.
Gjithashtu, puna dhe interesi
për jetën e ndihmojnë njeriun që
është në depresion. Kopshti, bi-
mët, lulet, pemët, shëtitjet jashtë
qytetit, ecja, të gjitha këto e nxje-
rrin njeriun nga plogështia dhe i
krijojnë interesa të reja: ndikojnë
si ilaç. Marrja me art, muzikë etj.,
ndikon gjithashtu pozitivisht. Por
ajo që ka më shumë rëndësi, është
interesimi për Kishën, për studimin
e Shkrimit të Shenjtë, për shërbe-
sat. Duke studiuar fjalën e Perë-
ndisë, shërohesh pa e kuptuar.
Po ju tregoj për një vajzë, që
erdhi tek unë i përuluri. Vuante nga
një depresion i rëndë. Nuk ia doli
mbanë me ilaçe. Ajo i la të gjitha,
punën, shtëpinë, preokupimet.
Dhe unë i thashë ato gjëra që dija.
I fola për dashurinë e Krishtit, që
e robëron shpirtin, sepse hiri i Pe-
rëndisë e mbush shpirtin dhe e
ndryshon. I shpjegova se fuqia de-
moniake e pushton shpirtin dhe
e shndërron fuqinë psikike në
depresion, e rrëzon përtokë, e
mundon dhe e bën të pavlerë. E
këshillova të merrej me gjëra të
ndryshme, si p.sh. muzika, të cilën
pëlqente dikur etj. Por, i theksova
që, mbi të gjitha, duhej të kthehej
te dashuria për Krishtin. Për më
tepër i thashë se brenda në Kishën
tonë ekziston shërimi me dashurinë
për Perëndinë dhe lutjen, por që
arrihet me dëshirë të zjarrtë.
Kjo është e fshehta e shërimit.
Këto gjëra pranon Kisha jonë.
Lutja, adhurimi i Perëndisë
e shndërron depresionin në gëzim

3