EmailFacebookKontakt

Lluk. 13:10-17

Edhe një të shtunë ishte
duke mësuar në një sinago-
gë. Edhe ja ishte një grua që
kishte frymë sëmundjeje
tetëmbëdhjetë vjet, edhe ishte
e kërrusur e nuk mundej fare
të ngrihej drejt. Edhe Jisui,
kur e pa, e thirri dhe i tha:
Grua, je e çliruar prej sëmu-
ndjes sate. Edhe vuri duart
mbi të, edhe ajo menjëherë u
drejtua, dhe lavdëronte Perë-
ndinë.
Por i pari i sinagogës u
përgjigj me zemërim, sepse
Jisui e shëroi të shtunën, edhe
i thoshte turmës: Gjashtë ditë
janë në të cilat duhet të pu-
noni; ndër këto, pra, ejani e
shërohuni e jo ditën e shtunë.
Zoti atëherë u përgjigj e i tha:
Hipokrit, gjithsecili prej
jush të shtunën a nuk e zgjidh
kaun e tij a gomarin nga gra-
zhdi, edhe e sjell e i jep ujë?
Edhe kjo që është bijë e Abra-
hamit, të cilën ja tek e pati li-
dhur satanai tetëmbëdhjetë
vjet, a nuk duhej të zgjidhej prej
kësaj lidhjeje ditën e shtunë?
Edhe ndërsa ai po thoshte
këto, gjithë kundërshtarët e tij
turpëroheshin; edhe gjithë turma
gëzohej për tërë punët e lavdë-
rueshme që bëheshin prej tij .
(Lluk. 13:10-17)
Nëse e lexojmë me kujdes
Ungjillin, ky është i vetmi rast që
një njeri nuk i kërkon Zotit që të
shërohet. Kjo grua nuk kërkonte
shërim, por rrinte në sinagogë si
shembull për ne. Po të jemi në
Shtëpinë e Zotit edhe nëse nuk do
t’i drejtohemi realisht personit të
Tij për shërim, vetë Zoti do të vijë
dhe do të na afrohet neve, me
dhembshuri atërore.
Do të jetë “Ai” që do të na
thërrasë do të na prekë dhe do
të na shërojë jo vetëm sëmu-
ndjet dhe shtrembërimet fizike,
por Ai do të na drejtojë nga shtre-
mbëria shpirtërore.

2