EmailFacebookKontakt

Liturgji Hyjnore festive me rastin e 2 Gushtit

Ringritja kanonike e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë ka dy data themelore: 24
Qershorin, që është edhe më e rë-
ndësishmja, kur Fortlumturia e
Tij, Anastasi, u zgjodh nga Pa-
triarkana e Konstandinopojës
Kryehierark i Kishës së rrënu-
ar nga ateizmi të Shqipërisë, dhe
2 Gushtin, kur në Kishën e Un-
gjillëzimit, me anë të Shërbesës
së Fronëzimit, Kryepiskopi i ri
u paraqit para grigjës së tij. Këto
dy ngjarje do të shënonin 25 vjet
më parë fillimin e një mrekullie:
atë të ringritjes së pashoqe nga
hiri të Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë dhe të ecjes
Liturgji Hyjnore festive me rastin e 2 Gushtit
– U kremtua me gëzim e madhështi 25-vjetori i zgjedhjes dhe fronëzimit
të Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës sonë –
së saj përpara, përparim që va-
zhdon edhe sot.
Në këtë përvjetor të shënuar,
pjesëtarët e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë i kanë
zemrat plot gëzim e mirënjohje,
për atë që e bëri të mundur këtë
mrekulli, që u lut, e projektoi, e
realizoi dhe e mbështeti edhe në
momentet më të vështira, për
Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Ana-
stasin. Edhe në momentet më të
vështira, ai pati bekime të boll-
shme nga Perëndia për ta kryer
këtë mrekulli dhe mbështetjen e
patundur të besimtarëve ortho-
dhoksë të Shqipërisë.
Me këtë rast, në Katedralen e
Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, u
zhvillua Liturgjia Hyjnore pane-
gjirike, ku morën pjesë anëtarët e
Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë,
Mitropoliti i Beratit, Ignati; Mitro-
politi i Korçës, Joani; Mitropoliti
i Gjirokastrës, Dhimitri; Mitro-
politi i Apollonisë dhe Fierit, Ni-
kolla; Mitropoliti i Elbasanit,
Andoni; Mitropoliti i Amantias,
Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit,
Asti. Ishin të pranishëm dhe mjaft
prej tyre meshuan, klerikët e parë
orthodhoksë të dorëzuar në ato
vite nga Kryepiskopi, pasi mba-
ruan Seminarin e sapohapur në
Durrës. Gjithashtu, përveç besim-
tarëve të shumtë kryeqytetas, që
mbushën kishën, megjithëse ish-
te ditë pune dhe me temperatura
moti ekstreme, kishin ardhur edhe
shumë besimtarë nga të gjitha
Mitropolitë, për t’i shprehur urimet
dhe mirënjohjen Kryebariut të
tyre.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore,
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani,
uroi Kryepiskopin Anastas dhe
foli për veprën dhe kontributin e
tij të jashtëzakonshëm. Më pas, e
mori fjalën Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas, i cili falë-
nderoi për urimet, por edhe kujtoi
rrugën që u ndoq për të ardhur de-
(vijon në faqen 2)

ri aty ku ndodhemi. Ai theksoi
veçanërisht, se këto arritje janë
vetëm pikënisja për të ecur më
përpara dhe përmendi një sërë
projektesh të rëndësishme, që
janë në realizim ose do të filloj-
në së shpejti në fusha të ndrysh-
me të veprimtarisë së Kishës so-
në.
Pjesë e këtyre kremtimeve
ishte edhe koncerti festiv i për-
gatitur nga rinia orthodhokse,
me këngë kishtare, si dhe këngë e
valle popullore. Ai u zhvillua në
sallën e madhe të veprimtarive të
Katedrales, të mbushur plot e për-
plot. Në skenë u ngjitën grupet

më të mira nga Kryepiskopata
dhe nga Mitropolitë, që u shoqë-
ruan me duartrokitje të vazhdue-
shme. Moment kulmor i veprimta-
risë ishte një dokumentar me
filmime nga vitet e para të veprim-
tarisë së Kryepiskopit Anastas
(deri në vitin 1995), që u ndoq me
shumë interes si nga më të moshu-
arit, që rikujtuan ato vite dhe ngja-
rje të paharruara dhe nga më të
rinjtë, që duke i njohur mund të
kuptojnë përpjekjet e jashtëza-
konshme për të arritur këtu ku
jemi sot.
(vijon nga faqja 1)
– U kremtua me gëzim e madhështi 25-vjetori i zgjedhjes dhe fronëzimit
të Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës sonë –

3