EmailFacebookKontakt

Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri

…Në kohën tonë, është ve-
ndimtare të bëjmë një përpjekje për
të deshifruar simbolet e shenjta të
feve të tjera dhe për të studiuar me
dashamirësi mesazhin e tyre krye-
sor. Fetë si sisteme, sigurisht për-
mbajnë elemente pozitive dhe nega-
tive. Duke iu afruar dhe konsi-
deruar sistemet fetare konkrete, ne
duhet të evitojmë entuziazmin
negativ ose kritikën përbuzëse. Ne
rrezikojmë të përdorim njohuritë
tona rreth njërës për të përgjithë-
suar pikëpamjet tona për sa i përket
të tjerave.
Zhvillimi i dialogut dhe i to-
lerancës fetare nuk imponon
marrëveshje të përbashkëta, por
respektimin e lirisë fetare dhe të së
drejtës së çdo njeriu të zgjedhë vi-
zionin dhe rrugën që ai bindet të
ndjekë në afrimin e tij me Hyjninë.
Në të kundërt, injorimi i domos-
doshmërisë së zhvillimit të tole-
rancës, dialogut dhe të komunikimit
ndërfetar do të thotë një stimulim
i bombave të terroristëve dhe të
raketave të të fuqishmëve. Pasojat
e këtij “dialogu” i kemi ndier në
mënyrë të dhimbshme në zhvillimet
e fundit në rajone të ndryshme të
botës.
“Terrorizmi nuk ka fe. Terro-
rizmi nuk ka sistem vlerash ku të
mbështetet. Terrorizmi nuk ka at-
dhe”, thotë shkrimtari ynë Ismail
Kadare
Fetë janë faktor i rëndësishëm
në jetën e një vendi, në zhvillimet
historike, politike, sociale, kulturore,
madje dhe ekonomike të tij.
Megjithëse fetë kanë, sigurisht,
një mesazh paqeje në thelbin e tyre
dhe në trashëgiminë e tyre kul-
turore, pavarësisht nga kjo, ato janë
shfrytëzuar për të shkaktuar luftëra.
Ky shfrytëzim është futur në fuqi
nga udhëheqësit politikë dhe ush-
tarakë, por ka qenë gjithashtu, e
mundur falë dobësisë së udhë-
heqësve fetarë, të cilët nuk kanë
pasur fuqi të mjaftueshme për të
kundërshtuar ideologjitë mbizo-
tëruese dhe për t’i shndërruar për-
mbajtjet e besimeve të tyre në
kulturë të shoqërisë civile.
Analiza e kësaj teme na tregon
se historia nuk ka vetëm gjëra të
bukura, por dhe situata gërryese.
Sido që të jetë, brenda turpësisë së
historisë zhvillohet e mira…
trysni të jashtme mund të besojë
dhe të shprehë përmbajtjen e be-
simit të tij.
Toleranca fetare mund që të
vihet re shumë lehtësisht këtu në
Shqipëri. Toleranca në besim është
një vlerë që ne e ruajtëm gjatë
shekujve, duke u qëndruar sulmeve
të shumta përçarëse.
Shqiptarët erdhën ndër shekuj
si popull plurikonfesional, ku feja
e mëparshme qëndronte në një
kohë që një fe tjetër e re hynte, dhe
kështu deri në ditët e sotme.
Shqiptarët kanë ruajtur një tradi-
të të bukur urimi të festave të
besimtarëve të përkatësisë tjetër
fetare. Kështu, të krishterët bëjnë
vizita për t’u uruar Bajramin mys-
limanëve dhe anasjelltas, mysli-
manët i urojnë të krishterëve Pa-
e merr taxhin e hoxhës dhe e ve-
ndos atë në kokën e episkopit.
Duke qeshur me ironi u thotë:
Persekutori: O prift si ndi-
hesh me çallmë në kokë?
Episkopi: Ndihem krenar që
mbaj në kokë këtë veshje të Zotit
Persekutori: Po ti, o hoxhë,
me këtë kapele të priftit?
Hafizi: Nuk e di a i takon ky
nder kokës sime për të mbajtur
këtë kalimaf të shenjtë.
Përgjigje prej njerëzish të me-
nçur, që u kuptuan nga të gjithë,
por besoj jo nga persekutori mjeran.
Nga moria e shembujve që sjell
bashkëjetesa dhe komunikimi
ndërfetar në Shqipëri mjaftojnë
këta dy shembuj, për të nxjerrë në
pah se kjo vlerë e çmuar e popullit
shqiptar është treguar me vepra
dhe sakrifica më së pari nga prijësit
fetarë si dhe e përkrahur dhe e për-
jetuar nga populli besimtar.
Toleranca ndërfetare nuk është
e dhënë një herë e përgjithmonë,
por është si një lule e brishtë që
kërkon përkujdesje dhe dashuri që
të mos vyshket, duke e vaditur me
komunikim dhe mirëkuptim të
sinqertë.
Në vendin tonë duket qartë se
nuk është thjesht një bashkëjetesë
e shtrënguar, por më tepër se kaq.
Është një respektim i besimit të
njëri-tjetrit me vetëdije të plotë.
Kjo traditë e hershme shqiptare
është sot në harmoni të plotë me
standardet demokratike perëndi-
more të lirisë së besimit të gjithkujt
e të respektit ndaj besimit të tje-
trit, veçanërisht e spikatur në një
demokraci të avancuar, multietnike
e plurikonfesionale.
Në kohën tonë, ku kërkesa për
paqe dhe bashkekzistencë në botë,
për liri dhe drejtësi është e impo-
nuar, është e rëndësishme që fetë
të gjenden në një komunikim mbarë-
botëror ndërmjet tyre dhe të kë-
mbejnë mendime së bashku për
rryma të ndryshme të mendimit të
të gjithë botës. Komunikimi do të
na japë më shumë dije dhe mirë-
kuptim dhe do të na bëjë të hapim
më shumë zemrat tona.
Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri
Vlash Plepi
Më 2 dhjetor, në Tiranë u
zhvillua Simpoziumi me temë
“Liria e besimit dhe dialogu
ndërfetar në Shqipëri”. Orga-
nizator i tij ishte Universiteti
“Bedër” në bashkëpunim me
Akademinë Theologjike “Ngjall-
ja e Krishtit” dhe Seminari Ndër-
dioqezan Katolik i Shkodrës. Në
veprimtari foli edhe pedagogu i
teologjisë në Akademinë Theo-
logjike, Vlash Plepi, referat që
po e botojmë me shkurtime.
…Dialogu mes qytetërimeve të
ndryshme u jep mundësi popujve
që të arrijnë fuqinë kultivuese shpir-
tërore të feve dhe traditave të tyre
kulturore, duke krijuar një bazë për
shtytje dhe arritje të bashkëjetesës
së popujve brenda një klime lirie
dhe paqeje, ku përplasjet dhe mos-
marrëveshjet do të shfaqen dhe do
të ngrihen kaq dukshëm dhe sin-
qerisht, ku kurrë më të mos udhë-
zojnë në antagonizma e luftëra
ushtarake dhe ekonomike.
Dhurata e tolerancës apo e lirisë
fetare është e lindur. Ajo përbën
element themelor të të drejtave të
njeriut dhe të ndërgjegjes së çdo
njeriu. Njeriu pa detyrim dhe pa
shkën, Krishtlindjen etj. Shumë
domethënëse, kur kjo bëhej fsheh-
tas nën terrorin e shpatës së egër
të diktaturës komuniste.
Duke vazhduar me regjimin
komunist, ju sjell një ndodhi nga
burgjet famëkeqe të asaj kohe.
Në burgun e Tiranës, ku ishte
futur ajka e shoqërisë, ndodheshin
gjithashtu dy figura të hierarkisë
fetare: Episkop Irine Banushi dhe
Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, të dy
veshur me rrobat e tyre fetare.
Persekutori i vendosur nga “pu-
shteti popullor” duke dashur të tallej
me klerikët, e heq kalimafin nga
koka e episkopit dhe e vendos në
kokën e Hoxhës, në të njëjtën kohë

3