EmailFacebookKontakt

Libër i ri i Botimeve “Ngjallja”

Libër i ri i Botimeve “Ngjallja”
Në nëntor doli në qarkullim libri më i ri i Botimeve “Ngjallja”, me
intervista të dhëna në rreth 20 vjet nga Kryepiskopi Anastas, me titullin
“NË SHQIPËRI – Kryq dhe Ngjallje”. Më poshtë po japim një pjesë
nga hyrja, shkruar nga Fortlumturia e Tij:

Dhjetëvjeçari i fundit i shekullit të 20
-të dhe i pari i shekullit të 21-të
ishin të trazuar dhe njëkohësisht vendimtarë për Shqipërinë dhe Kishën
e saj Orthodhokse. Pas izolimit total që i kishte diktuar regjimi i egër
ateist, në vitin 1991 Shqipëria hyri në rrugën e zhvillimeve demokratike.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u riorganizua dhe nisi
ringritjen e saj të plotë nga rrënojat dhe hiri që kishte lënë përndjekja
maniake ateiste.
Ndërkohë, marrëdhëniet greko-shqiptare përjetuan periudha të
vështira dhe ngjizjet politiko-sociale në Ballkan arritën kulmin me
konfliktin në Kosovë.
Këto ngjarje morën trajtën e një ridimensionimi dhe trazire globa-
le. Ndërkohë dolën në sipërfaqe probleme të tilla specifike, si:
marrëdhëniet midis orthodhoksëve dhe të krishterëve të tjerë, dialogu
ndërfetar, bashkëjetesa harmonike e komuniteteve fetare, globalizmi
etj.
Në lidhje me këto çështje kemi pasur rastin të botojmë disa artikuj
dhe studime. Ndërkohë, ishte e natyrshme që rreth tyre të vërtiteshin
pyetje të ndryshme, sidomos në lidhje me aktualitetin nga gazetat,
revistat dhe nga organe të tjera të shtypit.
Në këtë botim mblodhëm intervista që janë botuar nga viti 1992
deri në vitin 2017… Për kufizimin e shtrirjes së këtij vëllimi, nuk për-
mblidhen intervistat që u botuan në organe të huaja shtypi, si edhe
shumë të tjera që janë botuar në ato greke ose në emisione radiofonike
e televizive. Disa intervista botohen me shënimin: “Fragmente” (një
ose më shumë pyetje-përgjigje).
Çdo intervistë ka avantazhet dhe disavantazhet e aktuales dhe të
sinoptikës; gjithashtu shfaq disa nuanca eliptike në përgjigje, sidomos
në ato që janë produkt i një dialogu spontan. Ky vëllim mbart dhe ka
rëndësi historike, pasi u referohet temave konkrete më të mprehta të
kohës, të cilat e kanë shqetësuar aktualitetin. Në intervista preken edhe
çështje të një rëndësie diakronike më të gjerë dhe rikthehen në rrjedhën
e kohës.
Për botimin e intervistave ndoqëm rendin kronologjik me disa
korrigjime të vogla, duke ruajtur pavarësinë dhe parametrat historikë
të temave. Por, për të lehtësuar lexuesin, u përpilua një paraqitje e
veçantë tematike. Me shkronja të pjerrëta, përveç pyetjeve, paraqi-
ten edhe komentet e gazetarit ose të organit të cilit iu dha intervista
(duke shmangur përmbledhjet e thjeshta dhe përsëritjet). Gjithashtu,
u shmangën fotografitë që shoqëronin intervistat, të cilat, në shumicën
e rasteve, përsëriteshin dhe riprodhimi i tyre do të ishte jo shumë i
vlefshëm. Fotografitë që botohen në këtë përmbledhje plotësojnë hap
pas hapi rrjedhën e ngjarjeve. Shifrat statistikore, që kohë pas kohe
jepen për rrugën dhe zhvillimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, anashkalohen…
Për plotësimin e kuadrit historik prezantohet, nga njëra anë, një
diagramë historike deri në vitin 1990 dhe, nga ana tjetër, disa shënime
sqaruese që lehtësojnë kuptimin e ngjarjeve. Gjithashtu botohen disa
nga deklaratat tona publike në situata kyçe historike.

3