Tiranë, më 24 dhjetor 2017
Fortlumturi,
Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit më
jep gëzimin e madh t’Ju uroj nga zemra, Juve
dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë
Gëzuar Krishtlindjet!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e
cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe
njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi
e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirë-
kuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje
e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si
kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë
dhe përparimit të njerëzimit.
Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e
krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e
tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e har-
monisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-
fetare, na bëjnë më të vetëdijshëm e një-
kohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtë-
rore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensio-
nin e saj të patjetërsueshëm e të pazëvendë-
sueshëm.
Letra e Presidentit, z. Ilir Meta,
dërguar Kryepiskopit Anastas
me rastin e dhënies së shtetësisë shqiptare
Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, hi-
storike dhe kombëtare e popullit tonë është
trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e për-
cjellë brez pas brezi falë mundit, sakrificës,
përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartë
të përgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë
shpirtëror të udhëheqësve të besimeve fetare
të shqiptarëve.
Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaj i
përket pikërisht këtyre udhëheqësve të nde-
ruar të besimeve fetare të popullit shqiptar.
Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, duke kon-
tribuar me përkushtim në ringritjen e plotë
kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodo-
kse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmb-
jen dhe ngritjen e objekteve të besimit orto-
doks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e
traditës shumëshekullore të besimit ortodoks
në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në
fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies
sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit
në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga
besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet
e veprat e shenjta të Zotit.
qefale të Shqipërisë ndaj vëllezërve tanë nga
Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të
vitit 1999.
E vlerësoj lart kujdesin dhe vëmendjen që
keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e
brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e
qendrave rinore në qytete e fshatra të ndrysh-
me, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmu-
ar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij,
larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të
huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për
bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë
popullin shqiptar.
Fortlumturia Juaj,
Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjeve,
jam shumë i lumtur t’Ju bëj me dije se kam
marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetit Tuaj
“…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me
vendin që e doni sinqerisht dhe i shërbeni
E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj
të palodhur ndërkombëtar, vizitat në V atikan
dhe në vende të shumta të botës, duke i shër-
byer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veça-
nërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë,
të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës
dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqip-
tar.
Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe
kontributi gjatë këtyre viteve, është vlerësuar
me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit
të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin
e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënder-
beu” për kontributin e vyer në ringjalljen e
besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të
harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-
fetare të popullit shqiptar.
Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për
ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Auto-
me vetësakrifikim…”, t’Ju jap shtetësinë
shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit
të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të
datës 22 dhjetor 2017.
Duke shprehur bindjen time se ky veprim,
jo vetëm përmbush një detyrim institucional,
por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj
Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpir-
tëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besim-
tarëve ortodoksë, të krishterë dhe të gjithë
shqiptarëve, të kalojnë Krishtlindje të bukura,
të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj
dite të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashu-
ri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh,
por edhe mes të gjitha kombeve të botës.
Me respekt,
Ilir Meta