EmailFacebookKontakt

Letër Falënderimi dhe Mirënjohjeje e besimtarëve të enorisë së Fjetjes së Hyjlindëses, Kosinë

Fortlumturi,
Në këtë ditë të kremtimit të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Nënës së
Zotit dhe Perëndisë sonë Jisu Krisht, po Ju drejtohemi me këtë letër, ne
besimtarët orthodhoksë të Enorisë së Fjetjes së Hyjlindëses në Kosinë
dhe të tjerë të mbledhur nga gjithë treva e Përmetit.
Vijmë pranë Jush me urimet më të ngrohta që Perëndia ynë, me
ndërmjetimet e Nënës së Tij të Tërëkulluar, t’Ju dhurojë të pasur hir,
ndriçim dhe shëndet të plotë!
Fortlumturi,
Pas përfundimit të veprimtarive adhuruese në kishën tonë të Manasti-
rit dikur të ndritshëm dhe të tërëlashtë, të dedikuar Hyjlindëses dhe
Gjithmonëvirgjrës Mari, Ju drejtohemi, për t’Ju shprehur edhe me shkrim
falënderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë. Kjo për faktin se sivjet ne iu
gëzuam së kremtes së saj në një ambient tërësisht të rikonstruktuar.
Letër Falënderimi dhe Mirënjohjeje
e besimtarëve të enorisë së Fjetjes së Hyjlindëses, Kosinë
(vijon në faqen 8)

Ishte inisiativa Juaj, kujdesi i vazh-
dueshëm dhe fondet që ne e dimë
se me sa vështirësi i grumbulluat,
që bënë të mundur kryerjen e pu-
nimeve. Punime që, falë kujdesit
Tuaj, u realizuan sipas gjithë rre-
gullave dhe teknikave bashkë-
kohore të restaurimit të objekteve
adhuruese – monumente të tra-
shëgimisë kulturore dhe shpirtë-
rore të Komunitetit Orthodhoks. Ju
falënderojmë thellësisht se një
sërë punimesh u kryen edhe në
ambientin rrethues, gjë që krijon
tjetër atmosferë edhe për fshatin
tonë në përgjithësi dhe i krijon atij
një qendër të rëndësishme referimi.
Ne jemi të ndërgjegjshëm,
Fortlumturi, për thesarin e vyer që
besimi ynë orthodhoks ka krijuar në
rrjedhën e historisë në të gjithë
gjeografinë e vendit, si shprehje e
respektit dhe devotshmërisë së
Komunitetit tonë për Perëndinë.
Kisha jonë Orthodhokse ka të
drejta historike dhe ligjore të
sanksionuara mbi këto dëshmi të
rrugëtimit historik dhe ne ndihemi
përgjegjës për mirëmbajtjen dhe
promovimin e tyre të vazhdueshëm,
për t’ua lënë brezave që vijnë ashtu
sikundër ne i trashëguam.
Fortlumturi,
Në këtë drejtim na keni nxitur
vazhdimisht edhe Ju. Nuk është e
rëndësishme vetëm çështja e pu-
nimeve teknike të kryera në kishën
tonë dhe shumë të tjera të së njëj-
tës vlerë historike dhe kulturore.
Më i rëndësishëm është dimen-
sioni i rijetimit të tyre. Kjo kishë,
ashtu si shumë të tjera, u rikthye
në destinacionin e saj të ndërtimit
fillestar, për të pritur veprimtaritë
adhuruese e shpirtërore të komu-
nitetit të besimtarëve. Ajo është e
rigjallëruar për faktin se, falë kuj-
desit Tuaj dhe gjithë mbështetjes
në vite, këtu ka pasur praninë e pri-
ftit dhe kjo ka siguruar dhe siguron
edhe në të ardhmen kryerjen e mi-
stereve dhe të shërbesave të Ki-
shës sonë.
Pranoni për të gjitha këto dhe
shumë të tjera, që në një letër nuk
mund të përshkruhen, të gjitha
ndjenjat tona më të thella të mirë-
njohjes dhe urimet më të ngrohta
nga zemra jonë për jetë të gjatë dhe
të shëndetshme! Kisha jonë Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë, e
rithemeluar falë punës Suaj, men-
çurisë dhe sakrificës pa interes, e
ka akoma të domosdoshme t’i pri-
ni me të njëjtën dashuri si deri më
sot!
Le t’i dëgjojë lutjet tona e Tërë-
shenjta Mari në të Kremten e saj!
Amin!
Kosinë, më 15 Gusht 2018

(vijon nga faqja 7)

3