EmailFacebookKontakt

Leshnicë, Mitropolia e Gjirokastrës: Ndërhyrje shpëtimi dhe konservimi në kishën e Shën Athanasit

Kisha e manastirit të Shën
Athanasit në Leshnicë të Sarandës,
është i vetmi element që ka mbi-
jetuar nga kompleksi i manastirit.
Ajo mbart vlera të veçanta adhu-
ruese, historike e kulturore dhe
është monument i trashëgimisë
shpirtërore orthodhokse. Pranve-
rën e vitit të kaluar, u krijua një
situatë mjaft e rënduar pas rrëni-
mit të një pjese të madhe të struk-
turës. Ajo ka statusin e “monu-
mentit kulturor nën mbrojtjen e
shtetit”, gjë që ka penguar kryerjen
e çfarëdo punimi mirëmbajtjeje
nga komuniteti orthodhoks lokal.
Braktisja dhe mungesa e ndër-
hyrjeve emergjente për zgjidhjen e
problemeve me çatinë dhe sidomos
mungesa e ndërhyrjeve për kon-
solidimin e themeleve, bënë që
ndërtesa të pësojë dëmtime të rë-
nda pas rrëshqitjeve të dherave të
shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Pas këtij dëmtimi, ishte i me-
njëhershëm kujdesi personal i
Kryepiskopit Anastas, për kapër-
cimin e situatës së krijuar. Kjo ësh-
të shprehje e ndjeshmërisë së tij të
vazhdueshme për ruajtjen e gjithë
trashëgimisë historike të Kishës
Orthodhokse, por edhe shqetësim
për të qenë pranë të komunitetit
lokal, i cili e përjetoi dëmtimin e
kishës së tij edhe nën trysninë e
mediatizimit, shpesh të deformuar
të çështjes. Për të krijuar mundë-
sinë e ndërhyrjeve të nevojshme,
u dërguan aty specialistë për të
parë gjendjen dhe për të hartuar
projektet për ndërhyrjet emer-
gjente. Ndërkaq, nga ana e auto-
riteteve “kompetente” të Ministrisë
së Kulturës u shfaq në vend një
grup punëtorësh për trajtimin e
situatës. Por, në fakt, u vendosën
vetëm disa mbulesa plastmase të
rëndomtë, që do të “shpëtonte”
strukturën e mbetur. Kjo solli që,
Leshnicë, Mitropolia e Gjirokastrës
Ndërhyrje shpëtimi dhe konservimi
në kishën e Shën Athanasit
gjatë dimrit, situata të rëndohej
më tej….
Duke vënë re këtë neglizhencë
dhe duke pasur parasysh se, çdo
ditë që kalonte mund të sillte paso-
ja akoma më të rënda në pjesët e
mbetura me afreske agjiografike
me vlerë të veçantë, Kryepiskopi
Anastas dha porosi dhe, gjatë muajit
mars 2018, pavarësisht nga vështi-
rësitë financiare, u realizuan në
objekt punime që konsistonin në
shpëtimin e asaj që ka mbetur, kon-
servimin e saj dhe krijimin e ku-
shteve për rehabilitim funksional të
kishës së Shën Athanasit.
U realizuan këto punime: largimi
i të gjitha mbetjeve që kishin rënë
në brendësi të kishës dhe sistemimi
i materialit, duke veçuar pjesët me
përmbajtje gjurmësh afreskesh. U
pastrua zona përreth nga bimësia
dhe u hap shtegu i mbërritjes në
kishë. U rehabilitua gjithë sistemi i
drenazhimit sipërfaqësor, në më-
nyrë që rrjedhjet e ujërave të mos
ndikojnë në strukturën e themele-
ve. U grumbulluan pjesët e mbe-
tura nga ikonostasi. Gjithashtu, në
arkadat ende në këmbë, nga ana
veriore e lindore, u krijuan struktu-
ra mbështetëse. Fragmentet nga
struktura, që ishin në shembje dhe
përbënin rrezik për besimtarët dhe
vizitorët, u larguan me kujdes, si
edhe mbetjet nga mbulesa e çatisë
me rrasa guri.
Ndërhyrja kryesore që u reali-
zua ishte vendosja e një strehe të
lartë metalike, e cila mbulon gjithë
strukturat e mureve dhe të kubeve
të mbetura, për t’i konservuar ato
në mënyrë afatgjate dhe për ta
pasur të hapur perspektivën për
ndërhyrje të mëvonshme, kur ku-
shtet do të lejojnë për rindërtimin e
mundshëm të kishës së Shën
Athanasit.
Përveç kostos së punimeve, du-
het marrë parasysh fakti se pu-
nimet u realizuan me përkushtim
të veçantë në kushte të jashtë-
zakonshme të terrenit, mungesës
së rrugës, transportimit me shumë
vështirësi të materialeve, munge-
sës së energjisë elektrike për pu-
nimet e ngjitjes dhe montimit etj.
Kostoja e ndërhyrjes emer-
gjente të shpëtimit dhe konservi-
mit në kishën e Shën Athanasit i
kapërceu 750 mijë lekë. Nuk mund
të përmendim, se në këtë periudhë
vështirësish financiare, në këtë
enori të largët dhe të izoluar të
Mitropolisë e Gjirokastrës ka pa-
sur edhe kontribute të tjera nga ana
e Kryepiskopit, në mbështetje të
komunitetit besimtarëve, siç ishte
rehabilitimi i rrugës automobili-
stike, restaurimi i kishës së Shën
Nikollës etj. Këto punime në total
e kalojnë vlerën prej 2 milionë
lekësh.
Një ndërhyrje tjetër, që duhet
programuar për t’u realizuar sa
më shpejt, është ajo për fiksimin e
afreskeve në zonat e rrezikuara,
për të shmangur dëmtime të më-
tejshme, pasi bëhet fjalë për një
realizim artistik me vlera të rralla
për sa i përket tematikës dhe rea-
lizimit.
* * *
(vijon në faqen 10)

Ndërhyrje shpëtimi dhe konservimi
në kishën e Shën Athanasit
(vijon nga faqja 9)
Rasti i manastirit të Shën
Athanasit në Leshnicë risjell edhe
një herë në vëmendje dhe në një
këndvështrim të veçantë, një pa-
drejtësi që i bëhet Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Nën pretekstin e pabazë se ato
bartin përveç vlerave shpirtërore
edhe statusin e monumentit të kul-
turës, është evidente intrasigjenca
e shtetit dhe institucioneve të tij të
posaçme për t’ia kthyer ato pro-
narit të ligjshëm, Komunitetit Or-
thodhoks, të cilit ia mori dhunshëm
regjimi ateist komunist.
Dorëzimi i plotë dhe me inven-
tar të hipotekuar i të gjitha këtyre
objekteve, nuk është thjesht një
detyrim për rehabilitimin pronësor
të Komunitetit Orthodhoks. Ai do
të shpërndajë energji pozitive, du-
ke i bërë më të ndërgjegjshme dhe
të preokupuara bashkësitë e be-
simtarëve për ruajtjen dhe trajti-
min e këtyre vlerave. Është absur-
de të mendohet se institucionet
shtetërore disponojnë mundësi
reale për të mbikëqyrur dhe ndër-
hyrë në gjithë këtë oqean të trashë-
gimisë kulturore dhe shpirtërore
orthodhokse. Përkundrazi, sytë dhe
duart e besimtarëve, të ndërgjegjë-
suar për misionin e ruajtjes së vle-
rave adhuruese që kanë krijuar të
parët e tyre, janë më efektive, gjë
të cilën e dëshmon dhe përvoja.
Natyrisht, shteti, aty ku mundet, do
të mbështesë me mjete financiare
dhe ekspertizë teknike dhe siku-
ndër ka për detyrë e kompetencë
do të licensojë veprimtaritë restau-
ruese, por e gjithë kjo këmbëngulje
pa argument për t’i mbajtur këto
objekte dhe për të mos i dorëzuar
si tituj pronësie përbën shpërdorim
të mundësive ligjore.
(Korresp. i NGJALLJA)

3