EmailFacebookKontakt

Kushte bashkëkohore, çmime të ulëta dhe ndjeshmëri sociale ndaj njerëzve në nevojë

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,
është përpjekur që, përveç plagëve shpirtërore, të shërojë edhe
plagët fizike, ashtu siç thuhet edhe në Ungjill.
Ndaj, Fortlumturia e Tij siguroi fondet për ngritjen e Qendrës
Diagnostike “Ungjillëzimi”, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë
njerëzve në nevojë, duke u ofruar atyre shërbime mjekësore me
aparatura moderne.
Qëllimi i kësaj qendre diagnostike është filantropia, ndaj dhe
çmimet e vendosura janë më të ulëta nga ato që ofron tregu për
cilësi të njëjtë.
Intervistë e z. Nikolla Barka, me nëndrejtorin e Qendrës
Diagnostike “Ugjillëzimi”, z. Vasil Kristo.
Kur u themelua Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”?
Themelimi i saj nuk ka nisur me këtë ndërtesë, por me një godinë
njëkatëshe të marrë me qira, që u quajt Klinika “Shën Llukai”. Ajo nisi
më 1 nëntor të vitit 1994, me disa specialitete si eko, pediatri, kirurgji,
okulistike, kardiologji etj. Disa mjekë ofronin shërbimin falas dhe pacientët
gjithashtu i merrnin shërbimet falas. Madje, janë dhënë shumë barna
falas, pasi nevojat e atëhershme në vendin tonë ishin shumë të mëdha.
Më vonë, në vitin 1999 filloi funksionimi i klinikës në godinën aktuale, e
cila u ndërtua plotësisht e re, me fondet e siguruara nga Kryepiskopi
Anastas.
Çfarë ofron sot Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”?
Aktualisht jemi të kompletuar me 24 specialitete dhe ambiente ose
shërbime ndihmëse si: laborator, radiologji, skaner dhe aparatura të tjera
Kushte bashkëkohore, çmime të ulëta
dhe ndjeshmëri sociale ndaj njerëzve në nevojë
(vijon në faqen 3)

Kushte bashkëkohore, çmime të ulëta
dhe ndjeshmëri sociale ndaj njerëzve në nevojë
për ekzaminime të specializuara. Nga specialitetet mund të përmend:
patologji, pediatri, okulistikë, ORL, onkologji, dermatologji, nefrologji,
orologji, reumatologji, ortopedi etj.
Sot, Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi” ofron kushte dhe çmime
konkurruese në treg. Përse?
Qëllimi i themelimit dhe funksionimit të Qendrës Diagnostike “Ungji-
llëzimi” është filantropik, pra jo fitimprurës. Duam që të jemi pranë njerëz-
ve, t’i ndihmojmë ata me të njëjtën cilësi dhe standarde që ka edhe sektori
privat apo shtetëror, por me një ndryshim në çmim. Pra, ata të paguajnë
50% koston e tregut, vetëm për të paguar shpenzimet tona operative.
Sot, a kemi shërbime të cilat ofrohen falas në Qendrën
Diagnostike “Ungjillëzimi”? E kam fjalën për shtresat në nevojë,
për të varfrit, të moshuarit, studentët etj.
Po, ofrohen. Personat në nevojë që Kisha gjykon se kanë realisht
nevojë për ndihmë, i dërgon te ne për të marrë shërbime falas. Gjithashtu,
ndër vite janë bërë dhe programe të ndryshme në bashkëpunim me
institucionet shtetërore. I gjithë investimi që nga fillimi, qoftë materiale
për godinën, qoftë edhe pajisja me aparatura të cilat kushtojnë, sepse
janë aparatura mjekësore moderne, kanë qenë fonde të mbledhura nga
Kryepiskopi për këtë investim të madh.
Sot mjekësia ka ecur me hapa galopantë dhe teknologjia është
modernizuar në vazhdimësi. A ofron Qendra Diagnostike “Ungjillë-
zimi” kushte bashkëkohore për pacientët?
Përpiqemi të bëjmë maksimumin; ne nuk jemi spital, jemi qendër dia-
gnostike dhe prandaj kemi një diapazon të kufizuar në shërbime, por
përpiqemi të ecim me hapin e kohës duke futur aparatura ose ekzamini-
me të cilat nuk i bën dikush tjetër. Për shembull, po përmend këtu një
aparaturë të okulistikës, OCT (optical coherence tomography), e cila
bëhet për diagnozën e pasme të syrit dhe kjo aparaturë është e vetmja
në Tiranë dhe në Shqipëri. Kostoja e saj është shumë e lartë dhe ne jemi
në Shqipëri referencë për këto dy ekzaminime. Gjithashtu është futur
ndërhyrja me lazer e variçeve, të cilën e aplikojnë edhe spitalet e tjera,
por e filloi Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi”.
Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi” shërben vetëm në Tiranë apo
ka shtrirje dhe në rrethet e tjera të Shqipërisë?
Ka pasur 4 klinika të tjera në rrethe: në Kavajë, Lushnjë, Jergucat
dhe Korçë, të cilat u hapën me të njëjtin qëllim, për të ndihmuar njerëzit
në zonat e tyre me çmime shumë më të ulëta se këtu. Por sistemi mjekësor
ka ndryshuar rrënjësisht, rrugët janë shkurtuar dhe njerëzit mund të vijnë
në Tiranë të marrin shërbimet që u nevojiten. Kështu që u mbyllën klinikat
në Lushnjë dhe Kavajë.
Duhet të theksoj se për 12 vjet ka shërbyer në vend njësia e lëvizshme
dentare, e cila ofronte shërbim falas në shkolla dhe kopshte dhe të gjitha
pajisjet dhe materialet e konsumit paguheshin nga Kisha jonë.
E përsëris dhe një herë, se çmimet tona janë më të ulëta në treg, për
arsye se qëllimi ynë është shërbyes dhe jofitimprurës, sepse synohet t’u
japim mundësi shtresave të varfra të kenë akses në këto shërbime cilësore.

8