Mons. Rrok Mirdita ka lindur në
Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më
28 shtator 1939. Shkollën fillore e
të mesme e ka ndjekur në vendlind-
je. Ka kryer Liceun Klasik dhe stu-
dimet filozofike dhe teologjike në
Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.
U shugurua meshtar më 4 korrik
1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit,
Aleksander Tokic. Deri në 1973 ka
zhvilluar veprimtarinë e tij baritore
ndër famullitë shqiptare të dioqezës
së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit
dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në
New York për t’u ardhur në ndihmë
emigrantëve shqiptarë në nevojat
baritore pranë qendrës “Zoja e Kë-
shillit të Mirë” në Bronks (Bronx).
Në përkim me Arqipeshkvin e
Tivarit Eminenca e Tij Card. Te-
rence Cook, Arqieshkvi i New
York-ut, me një dekret të 19 qer-
shorit 1981 e inkardinon në dio-
qezën e tij duke e ngarkuar me ve-
primtarinë baritore pranë qendrës
“Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në 1985, Eminenca e Tij Kardi-
nal O’Connor Arqipeshkëv i New
York-ut e emëron administrator të
qendrave Katolike Shqiatare “Zoja
Kush ishte Imzot Rrok Mirdita
e Këshillit të Mirë” dhe “Shën
Pali”.
Në 28 shtator 1989, emërohet
nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar
i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”,
e themeluar nga vetë Mons. Rrok
Mirdita.
Gjatë viteve në New York do
të merret me përkushtim të veça-
ntë me çështjen e të larguarve nga
Shqipëria, me të cilët bashkëndan
dramën e dhimbjes e fatkeqësinë
e të afërmve të mbetur në atdhe,
të cilët i trajtojnë si tradhtarë.
Në 1991 viziton Shqipërinë, që
e kishte njohur përmes emigrantëve
shqiptarë të ShBA dhe solidarizo-
het me plagët e këtij vendi të marti-
rizuar.
Në 1992, Papa Gjon Pali i II e
emëron Arqipeshkëv i Durrës –
Tiranë. Pas këtij emërimi largohet
për t’u vendosur në Shqipëri duke u
përkushtuar për ngritjen shpirtërore
dhe promovimin njerëzor të popullit
besuar kujdesit të tij baritor.
Më 24 prill 1993shugurohet Ipe-
shkëv nga Papa Gjon Pali II, gjatë
udhëtimit të tij apostolik në Shqi-
përi, në Katedralen e Shkodrës, së
bashku me tre klerikë të tjerë të mbi-
jetuar nga regjimi komunist. Të
njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në di-
oqezë së bashku me Atin e Shenjtë.
Në vitet 1994-2000, është presi-
dent i Caritasit Shqiptar dhe anga-
zhohet fuqishëm në lehtësimin e
vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e
Kosovës. Më 29 mars 1999, i bën
thirrje institucioneve të ndryshme
Katolike të Europës për t’iu ardhur
në ndihmë popullsisë në nevojë të
skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen
me efektshmëri shumë prej tyre.
Në vitin 1996, zgjidhet Kryetar
i Konferencës Ipeshkvnore të Shqi-
përisë dhe kryetar i parë i Shoqëri-
së Biblike Ndërkonfensionale në
Shqipëri, shoqëri e sapothemeluar.
Në vitin 2000, Sovrani i Maltës
i jep titullin Kapelan i Kryqit të
Lartë ad honorem duke e vënë në
kategorinë e mësuesit të madh.
Në vitin 2002, përfundon ndërti-
min e Kishës Katedrale të Shën
Palit në Tiranë, duke i dhuruar ba-
shkësisë katolike një pikë referimi
për rritjen shpirtërore, gjë që do të
lejë shenjë në zhvillimin shoqëror
e shpirtëror të vendit.
Në janar të vitit 2005, Papa Gjon
Pali II e lartëson në rangun e Arqi-
peshkvit Metropolit dhe më 29 qer-
shor të të njëjtit vit merr nga Papa
Benedikti XVI në Bazilikën e Shën
Pjetrit Platinium e Metropolit.
(Nga Komunikata për shtyp
e Kishës Katolike)