EmailFacebookKontakt

Kuqan – Elbasan: Ikonostas i ri në kishën e Shën Gjergjit

Kuqan – Klbasan
Ikonostas i ri në kishën e Shën Gjergjit
Kremtimi 1 festës së Shën Gjergjit, për
besimtarët orthodhoksë dhe banorët e fshatit
Kuqan, kishte këtë vit diçka të veçantë. Kisha
e tyre ishte e kompletuar me ikonostas të ri
dhe ikona përkatëse. Është një ikonostas druri
i punuar me shije të hollë artistike dhe 1 gjithi
i gdhendur me dorë, sipas traditës së vjetër,
nga specialistët e Kompleksit të punishteve
“Nazaret”, të Kishës sonë.
“Kryepiskopi Anastas, jo vetëm që na e
ndërtoi kishën, vite më parë, por tani edhe na e
zbukuroi atë”, u shprehën fshatarët besimtarë,
si dhe atë Petraq Dedja, kleriku që shërben aty.
“Ta gëzojmë kishën, duke shtuar besimin te Zoti
ynë Jisu Krisht për një jetë më të mirë”. “Tani
dhe shërbesat do të bëhen më të bukura, para
këtij ikonostasi të qëndisur”, thotë besimtarja
Kristina Çakalli, kujdestare e kishës.
Kisha e Shën Gjergjit është ndërtuar në një
vend panoramik, sipër fshatit Kuqan, dhe është
mirëmbajtur e zbukuruar përreth me lule
shumëngjyrëshe dhe pemë dekorative.
K.B.

3