Kthehet në Qipro
një pjesë e vjedhur mozaiku
Një mozaik 1600-vjeçar, i vjedhur 4 dekada më parë në një kishë të
Qipros, iu dorëzua autoriteteve vendase. Ky veprim u krye nga një
holandez, Arthur Brand, i specializuar në rikuperimin e vlerave kulturo-
re të vjedhura.
Mozaiku, që paraqet Shën Markun, u grabit pas pushtimit turk të një
pjese të ishullit nga kisha “Panagia Kanakaria”, rreth 105 kilometra në
veri të Nikosias. Z. Brand harxhoi rreth dy vjet duke gjurmuar kryq e
tërthor Evropës, derisa e gjeti mozaikun, që ishte në zotërim të një familje-
je britanike. Ata e kishin blerë 40 vjet më parë, pa e ditur se ishte e gra-
bitur, dhe, të tronditur, ranë menjëherë dakord që ta kthenin. Vepra iu
dorëzua ambasadës qipriote në Holandë.