EmailFacebookKontakt

Kryepiskopit Anastas i jepet “Aristoteli i Artë”, nderimi më i lartë i Universitetit të Selanikut

Ditën e enjte, më 18 tetor 2018, Universiteti
Aristotelian i Selanikut nderoi me titullin e lartë
“Aristoteli i Artë”, Fortulmturinë e Tij, Krye-
piskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqi-
përisë, Anastasin, si personalitet me rrezatim
botëror dhe me rol hierapostolik.
Mbledhja panegjirike publike e Senatit të
Universitetit Aristotelian të Selanikut u zhvillua
në Sallën e Ceremonive të Universitetit, e cila
ishte mbushur përplot me përfaqësues të auto-
riteteve më të larta kishtare e politike lokale, si
dhe nga qindra besimtarë që kishin ardhur për
të nderuar Kryepiskopin e Shqipërisë.
Rektori i Universitetit Aristotelian të Sela-
nikut, z. Periklis Mitkas, i dorëzoi Primatit të
Kishës sonë titullin “Aristoteli i Artë”. Në fjalën
e tij përshëndetëse, ai e karakterizoi Krye-
piskopin Anastas “njeri të fjalës dhe të veprimit,
personalitet me rrezatim ndërkombëtar”.
Duke iu drejtuar Kryepiskopit Anastas,
Rektori i Universitetit Aristotelian tha: “Na keni
mësuar me penën tuaj se për një njeri të shpirtit
është e mundur të takojë njerëzit e tjerë, ata që
janë në nevojë. Na frymëzoni për të, jemi në
kërkim të mënyrave të paqësimit dhe të mirë-
kuptimit”. Duke iu referuar më shumë perso-
nalitetit të Kryepiskopit Anastas, Rektori Mitkas
theksoi se “stigma e Kryepiskopit është prekja
e shpirtit. Është dashuria siç na e mësoi vetë
Krishti. Kryepiskopi i Shqipërisë ka dhuntinë
Kryepiskopit Anastas i jepet “Aristoteli i Artë”,
nderimi më i lartë i Universitetit të Selanikut
e perëndishme të shkyçë zemrën e bashkëbise-
duesit”.
Zoti Mitkas e përfundoi fjalën e tij me urimin:
“Prania Juaj e përndritur le të na ndihmojë për
t’u bërë shkencëtarë më të mirë dhe njerëz më
të mirë” dhe iu drejtua Kryepiskopit Anastas
me thirrjen: “I denjë!”.
Për Kryepiskopin Anastas folën në vazhdim
profesorët Theodhoros Dhardhavesis, Dekan
i Fakultetit të Shkencave të Shëndetit; Emilios
Mavrudhis, përgjegjës i Departamentit të Filo-
logjisë; dhe Simeon Paskalidhis, përgjegjës i
Departamentit të Pimantikës dhe Teologjisë
Sociale.
Zoti Dhardhavesis u përqendrua në veprën
hierapostolike dhe sociale të Kryepiskopit
Anastas duke theksuar respektin që tregoi ndaj
popujve të Afrikës dhe traditave të tyre. “Nuk
ushtroi kurrë presion mbi afrikanët që t’u lar-
goheshin traditave të tyre”, theksoi ai, duke
shtuar se “vepra e Kryepiskopit Anastas në
Afrikë përbën manual se si duhet ushtruar vep-

ra në rajonet e varfra të Planetit”. Duke iu
referuar veprave të Kryepiskopit në Shqipëri,
zoti Dhardhavesis theksoi se “Kryepiskopi
Anastas realizoi në Shqipëri një çudi”, për të
shtuar se “është përpjekur dhe vazhdon të
përpiqet për zbutjen e konflikteve në Ballkan”.
Zoti Mavrudhis foli për veprën shumë-
vëllimëshe dhe të shumanshme të Kryepiskopit
Anastas. Prezantoi studimet e Tij më të veçanta
dhe iu referua vlerave të librave të Kryepiskopit.
Zoti Paskalidhis iu referua vizionit ekumenik
që përcjell vepra e Kryepiskopit Anastas, i cili
“kultivoi dhe promovoi në praktikë dialogun
ndërfetar për arritjen e paqes midis popujve”.
E karakterizoi si “të dimensioneve kolosale”
veprën e Kryepiskopit Anastas për ndërtimin e
kishave në “çdo vend që Përkujdesja Hyjnore i
ngarkoi të shërbejë”. Madje ai e karakterizoi
veprën e Kryepiskopit Anastas në Shqipëri me
atë të Shën Kirilit dhe Metodit te popujt sllavë.
Kryepiskopi Anastas mbajti para pedago-
gëve, mitropolitëve dhe besimtarëve të shumtë
kumtesën “Pluralizmi fetar dhe bashkëjetesa
paqësore: disa mendime”, ku nënvizoi se “kulti-
vimi i një ndërgjegjeje të shëndoshë fetare për-
bën mjedisin për arritjen e bashkëjetesës
paqësore”.
Kryepiskopi theksoi nevojën e kultivimit nga
të gjitha entet fetare të një teologjie paqësore.
“Apelohemi të dënojmë çdo formë dhune dhe
urrejtjeje fetare. Çdo krim në emër të fesë është
edhe një krim kundër vetë fesë. Askush nuk ka
të drejtë ta përdorë vajin e fesë për të përforcuar
konfliktet”, tha konkretisht.
“Varfëria është një nga format më të
këqija të dhunës”
“Paqja lidhet ngushtë me drejtësinë. Një bo-
të e padrejtë nuk mund të jetë paqësore. Në
shekullin tonë, paqja dhe drejtësia kanë përftuar
edhe një sinonim tjetër, zhvillimin. V arfëria është
një nga format më të këqija të dhunës. Nuk
është çudi që, kur njerëzve u mungojnë gjërat
më të nevojshme, ata përqafojnë ide radikale
për arritjen e drejtësisë. Duhet të kërkojmë më
shumë drejtësi për të gjithë popujt, pavarësisht
fesë dhe traditave”, shpjegoi Kryepiskopi
Anastas.
“Për dashurinë jetojmë dhe vdesim”
Në përmbyllje të fjalës se vet, Kryepiskopi
Anastas, ngriti lart rëndësinë e dashurisë. “Për
dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është
Perëndia dhe Perëndia është dashuria. Vetëm
pushteti i dashurisë mund të triumfojë mbi
dashurinë për pushtet. Karburanti mistik që vë
në lëvizje motorin e dashurisë te çdonjëri prej
nesh, është besimi i krishterë. Orthodhoksia
është një punishte dashurie”.
Pas fjalës së Kryepiskopit u shfaq një doku-
mentar i shkurtër për jetën dhe veprën e Tij, si
në Afrikë edhe në Shqipëri ku, përmes skenave
emocionuese, u prezantuan veprimtaritë e
shumanshme të Kryepiskopit Anastas.
Veprimtaria për nder të Kryepiskopit Ana-
stas u mbyll me këngë nga kabineti muzikor i
Departamentit të Studimeve Muzikore të
Universitetit Aristotelian të Selanikut.
Të pranishëm në veprimtari ishin Mitropo-
liti i Arkallohorit, Andreas, si përfaqësues i
Patriarkut Ekumenik, si dhe mitropolitë e
episkopë të tjerë.
“Aristoteli i Artë”, ky nderim i lartë, jepet
për personalitete me kontribut të veçantë në
Shkencë e Shoqëri dhe i është dhënë vetëm ish-
Presidentit të Greqisë, Kostis Stefanopoullos,
Patriarkut Ekumenik Vartholomeu dhe për
profesorët e shquar V . Skuri dhe E. Kriaras.

8