EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas vizitoi Universitetin e Shën Tikhonit

Më 5 dhjetor 2017, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga delegacioni i Kishës sonë, vizitoi Universitetin e Shën Tikhonit, ku u prit nga
dekani, atë Vladimiri dhe nga pedagogët e studentët e tij. Më pas Kryepiskopi pati një bashkëbisedim me pedagogët dhe studentët në sallën
qendrore të universitetit. Fortlumturia e Tij u foli të pranishmëve për ringritjen e Kishës sonë nga gërmadhat e komunizmit dhe për vështirësitë
që u hasën. Kryepiskopi u shpjegoi karakteristikat dhe veçoritë e Kishës sonë Orthodhokse. Në fund, studentët drejtuan pyetje të ndryshme.

3