EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas priti nxënës të shkollave të Fondacionit “Frymë dashurie”

Të dielën, më 16 dhjetor 2018, pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas priti në Selinë e Sinodit, në Tiranë, nxënës të shkollave të Fondacionit
“Frymë dashurie”: shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi në Gjirokastër dhe kolegji në Mesopotam.
“Zoti është me ne!”, iu drejtua Kryepiskopi atyre dhe salla jehoi nga përgjigjja: “Edhe ne me Zotin!”. Pastaj fëmijët dhe të ri njtë kënduan
kolendrat dhe morën nga Fortlumturia e Tij falënderime dhe urime të nxehta shpirtërore për Krishtlindjen dhe festat e Vitit të Ri. Në fund, secilit prej
tyre iu dhuruan edhe dy libra.

8