Kryepiskopi Anastas:
“Nuk kemi të njëjtën gjuhë,
por jemi të gjithë bij
të Perëndisë”
Çaste të rralla emocionuese u
krijuan mesditën e së mërkurës në
kampin e refugjatëve në Kucoheri,
gjatë vizitës që bëri aty Kryepiskopi
Anastas. Hierarku i Kishës u prit
ngrohtësisht dhe bëri mjaft për-
shtypje sjellja e tij tepër e ngrohtë
ndaj fëmijëve të vegjël, që vërshuan
ta përqafonin dhe t’i puthnin dorën.
Kryepiskopi Anastas, duke iu
referuar dramës së tyre, u kërkoi
gjatë bashkëbisedimit që të vazh-
donin të besonin dhe të shpresonin
për ditë më të mira. “Nuk kemi të
njëjtën gjuhë, por jemi të gjithë bij
të Perëndisë”, theksoi ai.