EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas në krahinën me tradita orthodhokse të Shpatit

6 Gushti, e kremtja e madhe e
Metamorfozës së Shpëtimtarit,
këtë vit ishte e veçantë për banorët
e krahinës me tradita të Shpatit,
në Mitropolinë e Elbasanit. Ata
kishin mes tyre Kryepiskopin
Anastas, i Cili kishte ardhur për
të festuar bashkë me ta. Kryepi-
skopi mbërriti në pasditen e da-
tës 5 gusht dhe në mëngjes u drej-
tua për të kryer Liturgjinë Hyjnore
në kishën e Ngjitjes së Zotit Krisht
në Qiell (Analipsit), në Gjinar, që
është edhe qendra e zonës. Kjo
kishë u ndërtua në vitin 1996 me
elemente parafabrikate dhe u
rikonstruktua plotësisht në vitin
2009, gjithmonë me kujdesin dhe
fondet e Fortlumturisë së Tij.
Për ta pritur Kryepiskopin, ki-
shin dalë shumë besimtarë nga
Gjinari dhe zona përreth, ku binte
në sy veçanërisht numri i madh
i fëmijëve dhe të rinjve, si dhe
veshjet karakteristike të zonës.
Nuk mungonte edhe atmosfera
festive që krijonin instrumentet
muzikore popullore, që e shoqë-
Kryepiskopi Anastas
në krahinën me tradita orthodhokse të Shpatit
– Në të kremten e Metamorfozës kreu Liturgjinë Hyjnore në Gjinar –
ruan deri në hyrje të saj. Krye-
piskopi Anastas meshoi së bashku
me Mitropolitin e Elbasanit, Shpa-
tit dhe Librazhdit, Andonin, Mitro-
politin e Amantias, Nathanailin,
dhe klerikë të zonës.
Gjatë Liturgjisë, Kryepiskopi i
dha titullin “Stavrofor”, priftit të
kësaj enorie, atë Jani Ranxhës,
ndërsa në fund iu drejtua besim-
tarëve duke folur për kuptimin e
së kremtes dhe lidhjen e ngushtë
që ka ndjerë gjithmonë me këtë
krahinë me tradita në besim.
Pastaj, në emër të besimtarëve,
Mitropoliti Andon falënderoi
Fortlumturinë e Tij për këtë vizitë
dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë
këtyre viteve. Në fund të Liturgjisë
u krye bekimi i rrushit, që, siç është
traditë në Kishën tonë Ortho-
dhokse, bëhet në datën 6 gusht.
Pas Liturgjisë, në një mjedis të
bukur natyror mes pishave, u dha
një shfaqje artistike, me pjesë-
marrjen e fëmijëve të kampit ditor,
grupit karakteristik të zonës etj.
Ata iu drejtuan Kryepiskopit me
fjalë të ngrohta mirënjohjeje dhe
urime për gjithë çfarë ka bërë për
ta dhe morën duartrokitje e
bekime prej tij. Madje Krye-
piskopi u ngrit dhe qëndroi në
mes të valltarëve, që e rrethuan
me entuziazmin e tyre. Në fund,
Kryepiskopi u shpërndau ikona
dhe u dha bekimet e tij të gjithë
pjesëmarrësve.
Kryepiskopi Anastas bëri
edhe një vizitë në fshatin e largët
Zavalinë, pavarësisht tempera-
turave të larta dhe rrugës mjaft të
dëmtuar. Por më parë, Fortlumtu-
ria e Tij ndaloi në fshatin Nezhan,
në shtëpinë e atë Kosta Pëllumbit,
94 vjeç, ndoshta i vetmi klerik i
mbetur nga brezi i para viteve 90.
Më pas ndalesa ishte në kishën e
(vijon në faqen 4)

Shën Gjergjit në Zavalinë, ku u
prit nga besimtarët dhe atë Sotir
Toçi. Aty u krye Paraklisi i V ogël
i Hyjlindëses dhe u mbyll me një
vizitë në njësinë administrative.
Krahina e Gjinarit ka pasur
tradita të hershme orthodhokse,
ku mund të veçojmë dy kishat e
shekullit XVI: në Shelcan dhe
Valsh, “Shën Nikolla” dhe “Shën
Parashqevia”, të pikturuara nga
ikonografi i madh, protopapa
Onufër. Shpati përmendet edhe
për një veçori tjetër unike. Në
kulmin e represionit osman, që
kërkonte t’u ndërronte me çdo
kusht besimin, për t’i shpëtuar atij,
mjaft banorë u deklaruan mysli-
manë dhe ndërruan emrat, por
ruanin edhe emrin e krishterë dhe
kryenin fshehtas ritet. Pas pushti-
mit turk, ata në mënyrë masive
deklaruan se ishin të krishterë dhe
shfaqën besimin që kishin ruajtur
me aq vështirësi. Pas viteve 90 kjo
krahinë është dalluar për përku-
shtimin dhe klerikët e shumtë që
ka nxjerrë, si dhe nxënësit e shum-
të e të dalluar që kanë përfunduar
Akademinë Teologjike dhe Liceun
“Kryqi i Nderuar” etj. Gjithashtu,
përveç ndërtimit të disa kishave,
qendrës rinore etj., me kujdesin e
drejtpërdrejtë të Kryepiskopit
Anastas, në këtë krahinë janë
zbatuar projekte të shumta zhvi-

(vijon nga faqja 3)
Kryepiskopi Anastas
në krahinën me tradita orthodhokse të Shpatit
llimi për përmirësimin e gjendjes
ekonomike, sidomos nëpërmjet
zyrës “Diakonia Agapes” të
Kishës, projekte që vazhdojnë
edhe sot.

3