Prania në veprimtari dhe fjala e Krye-
piskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Anastasit, u quajt nga profesori i
Shkencave Politike në Universitetin e Athinës,
z. Paskalis Kitromilidis, si evenimenti më i
rëndësishëm i edicionit të 14-të të Ekspozitës
Ndërkombëtare të Librit në Selanik. Kjo
ekspozitë përbën një nga mjediset kulturore
dhe intelektuale më kërkuese dhe cilësore
dhe, nga ana e shtypit dhe kritikës, takimi i dy
figurave intelektuale si Kryepiskopi Anastas
dhe Prof. Kitromilidis u konsiderua koinci-
dencë fatlume për këmbimin e mesazheve dhe
ideve në lëmin e mendimit filozofik dhe zhvilli-
meve sociale.
Të shtunën pasdite, 13 maj, Prof. Kitro-
milidis prezantoi para një publiku, si rrallë-
herë të shumtë në numër, personalitetin e nde-
rit të Edicionit të vitit 2017, Kryepiskopin
Anastas, duke iu referuar jetës dhe veprës së
tij shkencore. Ai e ndau veprën e Kryepiskopit
Anastas në tri fusha të mëdha: Fetarologji, me
hulumtimet e tij origjinale dhe të thelluara;
Hierapostullim, si një nga fushat ku spikati dhe
është gjerësisht i njohur; dhe Ekumenizëm, si
përjetim i problemeve të njerëzimit dhe për-
pjekje solidarizimi me njeriun.
Kryepiskopi falënderoi për praninë dhe
atmosferën e ngrohtë publikun e interesuar
për të dëgjuar fjalë shpirtërore dhe meditim
intelektual, për të cilin Selaniku spikat, dhe vi-
joi duke ilustruar me përvojën e tij të pasur të
jetës, hulumtimit e didaktikës shkencore dhe
baritimit atëror, dëshminë e hierapostullimit
Orthodhoks. Ligjërata e tij ishte e mbushur me
ide për rolin e misionit dhe mundësitë e
pakufizuara të Orthodhoksëve për t’iu për-
gjigjur atij.
Të nesërmen, e diel 14 maj, në sallën e
Teatrit “Aristotelio” të Selanikut, të mbushur
tej kapacitetit (më shumë se 1500 vetë, sipas
organizatorëve), nga ana e Shtëpisë Botuese
“En Plo”, u organizua prezantimi i librit më të
ri të Kryepiskopit Anastas: “Egrigorsi – chreos
ton Christianon” (Zgjim – detyrë e të Krishte-
rëve). Prania e autorit, Kryepiskopit Anastas,
tërhoqi të interesuarit jo thjesht për pjesë-
Kryepiskopi Anastas
në Ekspozitën Ndërkombëtare të Librit në Selanik
marrje formale në event, por për një përjetim
të thellë të ideve që Kryepiskopi shpalosi në
ligjëratën e tij të rastit.
Në hyrje të veprimtarisë promovuese fo-
li botuesi, z. Aleksandros Karavanis, duke i
mëshuar idesë se me reputacionin e tij
Kryepiskopi Anastas ngre barrikada ndaj
fanatizmit, linjave të ndasisë, polarizimit sho-
qëror dhe etnoracizmit dhe theksoi aposto-
licitetin e veprës së tij.
Prof. i Kirurgjisë, z. Georgios Papageorgio,
i bëri një vlerësim të përgjithshëm librit,
me referime të posaçme nga kapitujt. Profe-
sori i Fakultetit të Teologjisë së Universitetit
“Aristoteli”, z. Haralambos Atmatzidis, iu
përqas tekstit të librit nga këndvështrimi i
teologut biblik, ndërsa z. Kristos Tsironis,
Profesor i të njëjtit Fakultet, interpretoi aspe-
ktin social të vëzhgimit të shkrimtarit në vepër.
Theodhoros Jango, Profesor i Departa-
mentit të Pimantikës dhe Teologjisë Sociale të
Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, foli dhe
analizoi librin tjetër të Kryepiskopit Anastas,
“Ringritja Kanonike e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë”.
Mes duartrokitjesh të zgjatura mori fjalën
edhe Kryepiskopi Anastas, duke i nxitur pje-
sëmarrësit e shumtë në përjetim të thelluar të
thesarit të besimit në Zotin e Ngjallur Jisu
Krisht, në urtësinë e pafund të përulësisë dhe
sidomos dëshirën për kontribut dhe solidaritet
social.
Për të pranishmit u shfaq një dokumentar i
shkurtër, ku jepej përmbledhtazi vepra tita-
nike dhe shmëdimensionale për ringritjen nga
hiri i persekutimit ateist të Kishës sonë Ortho-
dhokse. Veprimtaria zgjati përtej parashiki-
meve, për shkak të dëshirës së të pranishmëve
për të përshëndetur dhe për të marrë bekimin
e Kryepiskopit, i cili qëndroi për të nderuar
secilin prej tyre.