EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas nderon kujtimin e Imzot Rrok Mirditës

Kryepiskopi Anastas nderon kujtimin
e Imzot Rrok Mirditës
Të hënën, 7 dhjetor 2015, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare
Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Arki-
dioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, të Kishës Katolike të Shqipërisë.
Ai u emërua në këtë detyrë më 25 dhjetor 1992 dhe u dorëzua më 25
prill 1993, në kuadrin e ringritjes së hierarkisë së Kishës Katolike në
Shqipëri, pas persekutimit ateist.
Gjatë shërbimit ai u dallua edhe në marrëdhëniet dhe dialogun
ndërfetar dhe në nismat e ndërmarra në këtë kuadër. Arqipeshkvi
Metropolit Rrok Mirdita ka pasur kontakte të shumta e vëllazërore me
Kishën tonë, ku dallohej miqësia mbi 20-vjeçare me Kryepiskopin
Anastas, i cili u prek thellë nga kjo humbje.
Në kuadrin e homazheve, të zhvilluara në Katedralen Katolike të
Shën Palit, në Tiranë, të mërkurën, 9 dhjetor, Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësia e Tij, Episkop Andoni, bë-
në homazhe për nder të Arqipeshkvit Metropolit Rrok Mirdita dhe i
shprehën ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta përfaqësuesve të Ki-
shës Katolike dhe familjarëve të tij.
Të enjten, 10 dhjetor, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësia
e Tij Andoni, bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe
personalitetet e larta të vendit, morën pjesë në Meshën dhe Shërbesën e
varrimit të Arqipeshkvit Rrok Mirdita.

3