Në kuadrin e veprimtarive që po zhvillon
Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës,
me rastin e 180-vjetorit të themelimit të tij,
ishte i ftuar nderi si ligjërues Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasi. Ishte një kthim emocionues dhe
mbresëlënës në Universitetin ku jo vetëm
studioi dhe u diplomua, por dha mësim në
auditorët e tij dhe kontribuoi për dekada
me radhë me hulumtimet në shkencën e
Teologjisë.
Domethënëse për këtë ishte fjala hyrë-
se e Profesorit të Fakultetit të Teologjisë,
z. Apostolos V . Nikolaidis: “Personalitete
korifej të Fakultetit Teologjik të Universitetit
Kombëtar Kapodistrian të Athinës”, ndër të
cilët Kryepiskopi Anastas është personalitet i
shquar.
Veprimtaria u zhvillua në Sallën e Madhe
të Ceremonive të Universitetit. Ajo u hap nga
Rektori, Prof. Napoleon N. Maraveja, i cili i
uroi mirëseardhjen Kryepiskopit. Veprimta-
ria nderuese për 180-vjetorin e themelimit
(Fakulteti Teologjik ishte i pari dhe bërthama
e zhvillimit të Universitetit), u zhvillua në një
ditë domethënëse për Kishën Orthodhokse
dhe hierapostolinë bizantine, më 11 maj, kur
Kryepiskopi Anastas, i ftuar nderi
në përvjetorin e Universitetit të Athinës
nderohet kujtimi i hierapostujve të mëdhenj
dhe ndriçues të popujve sllavë, Shën Kirilit
dhe Shën Metodit.
Kryepiskopi, hierapostull i zellshëm i ditë-
ve tona dhe shembull ekumenik, mbajti ligjë-
ratën simbolike dhe kuptimplote me temë
“Nga Fakulteti Teologjik i Athinës në apostoli
vendimtare: Afrikë-Shqipëri”. Jo vetëm u
nderua Universiteti dhe Fakulteti i Teologjisë,
por edhe u theksua ideja e lidhjes së njohurisë
akademike me veprimtari reale shpirtërore,
gjë për të cilën Kryepiskopi Anastas, sipas po-
himeve të personaliteteve botërore, përbën
shembull unikal.