Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
“Zbrazi veten e tij duke marrë
formë shërbëtori…” (Filip. 2:7)
“Bir na lindi ne” (Is. 9:6)
Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e
Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia,
pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria,
lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tje-
tër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk
vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje
që e çon gjininë njerëzore në konflikte të
frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.
Krishti “nuk erdhi me arrogancë” (1 Kle-
mentit), thekson ati apostolik, Klementi i
Romës. Ngjarjet që lidhen me ardhjen e
Perëndinjeriut, me anë të fytyrës rrezatuese të
Foshnjës Hyjnore, e shfuqizojnë në mënyrë
mahnitëse joshjen e arrogancës. Perëndia i
Pashprehshëm, i Pakonceptueshëm dhe i
Tërëfuqishëm, duke marrë natyrën njerëzore,
nuk përzgjedh pamjen e një të dituri të pra-
nuar nga të gjithë, të një gjigandi të fortë, të
një perandori të fuqishëm. Ai vjen si foshnjë,
si fëmijë i pafajshëm, që gjatë gjithë jetës së
Tij, “e zbrazi veten duke marrë formë shër-
bëtori” (Filip. 2:7). Ai iu kundërvu çdo forme
të arrogancës: pushtetit gjakatar të Herodit,
egoizmit arrogant fe-
tar të farisenjve dhe
skribëve, krenarisë së
pushtetshme të Pilatit.
Arroganca nuk ka
reshtur kurrë së mi-
nuari bashkëjetesën
paqësore të njerëzve
dhe përparimin e sho-
qërisë. Dhe sot, mbi
2000 vjet pas Lindjes
së Krishtit, arroganca
vijon ta sundojë nje-
rëzimin me mënyra
nga më të ndryshmet.
Karakteristika auten-
tike e arrogancës na
zbulohet nga shën
Joan Gojarti: “Arro-
ganca shfaqet tek ata
njerëz që, ndërsa nuk
janë asgjë, i mendojnë
të gjithë tjerët poshtë
KRISHTLINDJE 2016
Mposhtja e arrogancës
Klerit dhe popullit besimtar
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
(vijon në faqen 6)
Arroganca shoqërohet nga
zemërngurtësia, padrejtësia, pa-
ranoja, dhuna. Ajo nuk respekton
dinjitetin dhe lirinë e të tjerëve.
vetes”. Arroganca shoqërohet nga zemër-
ngurtësia, padrejtësia, paranoja, dhuna. Ajo
nuk respekton dinjitetin dhe lirinë e të tjerë-
ve. Mbi të gjitha, arroganca e përbuz të vër-
tetën; sipas shprehjes së shën Klementit, ajo
“vepron larg së vërtetës”. Shkakton çdo
lloj katastrofe, duke udhëhequr shpesh
drejt vetëshkatërrimit.
Sot të gjithë e pranojnë nevojën e
paqes së përbotshme dhe të solidari-
tetit. Por, ajo që zakonisht injorohet dhe
është një e vërtetë e vyer, është fakti se
e kundërta e paqes dhe e drejtësisë nuk
është lufta dhe shfrytëzimi ekonomik,
por egocentrizmi – rrënja e arrogancës.
Egocentrizmi i individëve, i grupeve, i
kombeve.
Virusi i arrogancës transformohet
më tej duke ndotur rrezikshëm shumë
njerëz dhe jo vetëm ata që ndodhen në
pozita të larta politike, akademike dhe
kishtare. Shfaqet edhe te njerëzit in-
teligjentë dhe me integritet, por edhe te
të pashkolluarit dhe mendjengushtët;
ndot të pasurit dhe të varfrit.
* * *
Rreziku i arrogancës, me metasta-
zat dhe format e shumëllojta, vihet re
veçanërisht dhe në mënyrë të përsëri-
tur, tek ata që zënë poste të larta. “Sa
më i madh të jesh, aq më tepër përule veten
tënde dhe do të gjesh hir para Zotit” (Urtësia e
(vijon nga faqja 1)
Mposhtja e arrogancës
Sirakut 3:18). Literatura biblike dhe ajo
patristike thellohen dhe e theksojnë këtë të
vërtetë se “Perëndia u kundërvihet krye-
lartëve, por të përulurve u jep hir”.
Sigurisht, ritmet e sotme të shoqërisë
miklojnë forma të shumëllojshme të arro-
gancës dhe janë në kundërshtim me fry-
mën e përulësisë, që transmeton e kremtja e
Krishtlindjes. Ky mesazh humbet brenda
zhurmës shurdhuese të dukjes dhe luksit,
brenda shkëlqimit të rremë dhe fantazma-
gorisë. Përulësia dhe thjeshtësia në epokën
tonë, e cila rend pas kënaqësisë, duken si gjëra
jashtë vendi dhe kohe. Madje edhe brenda
mjediseve kishtare, pavarësisht se flitet shumë
për përulësinë, mënyra e të menduarit dhe e
sjelljes shpesh tradhton një mendim lartë për
veten, që është i gabuar.
Pavarësisht nga këto, mposhtja e arro-
gancës që u realizua me ardhjen e Fjalës së
Perëndisë dhe përulësia sipas Krishtit për-
caktojnë në mënyrë të qëndrueshme të fsheh-
tën e fuqisë shpirtërore dhe të rrezatimit të
Kishës, të shoqëruar me dashurinë sakrifiku-
Antidotin e efektshëm ndaj
egocentrizmit kancerogjen na
e ofron Jisu Krishti – i Cili lindi
në mënyrë të përulur dhe e për-
fundoi misionin e Tij me përu-
lësinë e skajshme të Kryqit…
E kundërta e paqes dhe e
drejtësisë nuk është lufta dhe
shfrytëzimi ekonomik, por ego-
centrizmi – rrënja e arrogancës.
Krishti, Perëndia ynë i vërte-
të, le të na çlirojë nga çdo formë
e dukshme apo e fshehtë e arro-
gancës dhe nga çdo lloj robërie
ndaj egocentrizmit dhe varian-
teve të tij.
ese “të atyre që kërkojnë Zotin”. Antidotin e
efektshëm ndaj egocentrizmit kancerogjen
na e ofron Jisu Krishti – i Cili lindi në mënyrë
të përulur dhe e përfundoi misionin e Tij
me përulësinë e skajshme të Kryqit –
me shembullin e Tij, me fjalën e Tij:
“Mësoni nga unë, se jam i butë dhe i
përulur në zemër, dhe do të gjeni prehje
në shpirtrat tuaj” (Matth. 11:29).
Rrezatimin e Hirit të Krishtit e kup-
tojmë dhe e pranojmë veçanërisht me
misterin e Eukaristisë Hyjnore. Ky
mister thekson mbi gjithçka tjetër pë-
rulësinë e Tij të skajshme dhe trans-
meton në mënyrë diakronike Hirin e Tij
te njerëzimi. Dhe vazhdon të jetë, ashtu
siç u shpall me fuqi në Sinodin e Shenjtë
dhe të Madh të orthodhoksëve në
qershor 2016, qendra kryesore e jetës
shpirtërore orthodhokse dhe e unite-
tit të Kishës.
“Krishti, Perëndia ynë i vërtetë,
që lindi në shpellë dhe u shtri në grazhd”
le të na çlirojë nga çdo formë e duk-
shme apo e fshehtë e arrogancës dhe
nga çdo lloj robërie ndaj egocentrizmit
dhe varianteve të tij të shumëllojta.
Dhe le të na bëjë të denjë të jetojmë
me përulësi e thjeshtësi shpirti, duke ndjekur
gjurmët e Tij.
Krishtlindje të gëzuara! Viti i Ri qoftë
i bekuar dhe krijues!
Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë