Krijohen dy mitropoli të reja: Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit
dhe Mitropolia e Elbasanit, të cilat plotësohen me mitropolitë të rinj
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë në mbledhjen e
tij të datës 7 prill 2016, nën kryesimin e
Fortlumturisë sé Tij, Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,
Anastasit, vendosi:
Së pari, ratifikoi përmirësimet e Statutit,
të cilat janë miratuar nga Këshilli Kleriko
– Laik e Asambleja Kleriko – Laike më
11-12 mars 2016.
Së dyti, themeloi dy mitropoli të reja:
a) Mitropolinë e Shenjtë të Apollonisë dhe
të Fierit, ku bën pjesë rrethi i Ferit, zona
e Patosit dhe e Libofshës, të shkëputura
këto nga Mitropolia e Beratit, Kaninës dhe
Vlorës, b) Mitropolinë e Shenjtë të Elba-
sanit, ku bëjnë pjesë zonat e Elbasanit,
Shpatit dhe Librazhdit, të shkëputura nga
Kryepiskopata e Tiranës dhe Durrësit.
Së treti, në përputhje me Statutin, pas
propozimit të Këshillit Kleriko – Laik,
ndërmori plotësimin e vendeve vakante
të Mitropolive të mësipërme të sapokri-
juara me anë të votimit të rregullt. Për
Mitropolinë e Apollonisë dhe të Fierit, u
zgjodh Hirësia e Tij, Episkopi i Apollonisë
Nikolla (Hyka), deri tani drejtor 1 koma-
nduar 1 Akademisë Theologjike Orthodho-
kse “Ngjallja e Krishtit” – Shën Vlash,
Durrës. Për Mitropolinë e Elbasanit, u
zgjodh Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës Andoni
(Merdani), deri tani protosingjeli Kryepiskopatës
së Shenjtë. Të dy Hirésité e Tyre janë diplomuar
në Akademinë Theologyjike “Ngjallja e Krishtit”
dhe në Fakultetin Theologjik të Universitetit të
Athinës, si dhe kanë marrë Diploma Master.
Më pas Sinodii Shenjtë ngriti Episkopatën e
Amantias në rang Mitropolie në personin e
Hirësisë sé Tij, Episkopit Nathanail (Stergiu), 1
diplomuar në Fakultetin Thelogjik të Uni-
versitetit “Aristoteli” të Selanikut, 1cili kryen
edhe detyrën e Kryesekretarit të Sinodit të
Shenjtë. Në vazhdim, në paraklisin e Trinisé sé
Shenjtë në Qendrën Sinodike, u dhanë Mesazhet
e Mëdha përkatëse.
Kryesekretaria e Sinodit të Shenjtë,
8 prill 2016